Në fokus

January 30, 2019 | 12:04

Dashamirësia ekstreme: një mënyrë për të lënduar veten. Pse duhet të themi “Jo” kur nuk mundemi

Ka dy lloje njerëzish: disa shfaqin dashamirësi ekstreme, duke ndriçuar ngarkesën të përditshme; dhe të tjerë, të cilët janë si ata gurët që e komplikojnë jetën tonë. Secili prej nesh zgjedh njerëzit që do të ketë pranë, ndërsa të tjerët i shmang për të evituar pengesat.

A keni menduar ndonjëherë se përse ka njerëz me dashamirësi ekstreme? Gjithmonë të gatshëm për të na ndihmuar? Çfarë i motivon të na ndihmojnë edhe kur nuk ua kërkojmë ndihmën? Këta janë njerëzit që kanë kthyer mirësinë në flamurin e tyre dhe janë gjithmonë të gatshëm për të na ndihmuar.

Mund të mendojmë se mirësia është gjithmonë pozitive, pasi ndihmon në ruajtjen e mirëqenies tonë. Sidoqoftë, nuk është e tillë kua ajo i kalon limitet dhe sillet në mënyrë dashamirëse në çdo rrethanë. Në këtë rast kemi të bëjmë me mirësinë toksike, një formë servilizmi, ku harrojmë veten dhe të qenit i vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve.

gentilezza-e1534851991887“Ndonjëherë jemi aq të mirë saqë harrojmë veten dhe lejojmë të tjerët të zënë vendin tonë. Besojmë se gjithmonë është e nevojshme të jemi të mirë dhe të bëhemi të padukshëm”.

Dashamirësia ekstreme, kur e fshijmë

Ndonjëherë u japim aq shumë të tjerëve, saqë nuk po mendojmë për veten. Mendoni për situatën tipike në të cilën një nënë bën gjithçka për mirëqenien e fëmijëve të saj dhe kujdeset aq shumë për ta saqë shpërfill nevojat e saj. Kjo nuk do të thotë që, të bësh diçka për të tjerët është e gabuar. Kështu është, të përqendrohesh vetëm tek të tjerët. Ndaj, ka situata në të cilat duam t’u pëlqejmë të tjerëve, sepse ndoshta ata kanë nevojë për ndihmën tonë ose sepse ne besojmë se na e kanë nevojën, dhe ofrojmë gjithçka nga vetja për t’i bërë ata të ndihen mirë me çdo kusht.

Gruaja e mendueshme

Edhe nëse nuk e besoni, dashamirësia ekstreme mund të jetë e dëmshme. Në fakt, ndonjëherë nuk u lëmë hapësirë të tjerëve të arrijnë atë që dëshirojnë, sepse i parashikojmë ato. Përqendrohemi shumë në atë që u nevojitet dhe nuk bëjmë gjë tjetër, veccse harrojmë nevojat tona.

Në këtë mënyrë i fshijmë, fillojmë të bëhemi të padukshëm për shkak të veprimeve tona. Duke qenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, nevojat tona kalojnë në plan të dytë. Kjo është një mënyrë për të na shkelur, për të na hequr vlerat.

Të paaftë të themi “jo” për shkak të dashamirësisë ekstreme

Mund të ndodhë gjithashtu t’i japim shumë herë më vlerë mirësisë. Pra, pasi besojmë se duhet të jemi të mirë, nuk vendosim kufij dhe gjithmonë themi “po” për gjithçka. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që na kërkohet, vetëm pse konsiderohet si virtyt i njerëzve të mirë.

Çfarë është e gabuar? Nëse kjo nuk krijon keqkuptime, asgjë. Le të shohim rastin ku, duke qenë i mirë, e gjen veten në një situatë të pakëndshme? A jeni i gatshëm të përballeni me një situatë që ju bën të ndiheni keq vetëm të qenë i mirë?

Shumë herë biem në këtë kurth. Besojmë se të jesh njeri i mirë do të thotë të pranosh gjithçka që të kërkohet. Në këtë mënyrë, u pëlqejmë të tjerëve dhe qëndrojmë në marrëdhënie të mira me ta. Po vetë ne? Asnjë ekstrem nuk shkon mirë. Ju mund të jeni të sjellshëm duke vendosur kufij, në mënyrë që të mos shkelni nevojat tuaja ose t’ua lejoni të tjerëve ta bëjnë këtë.

Disavantazhet e mirësisë toksike

Mirësia toksike tërheq një sërë pengesash për ne dhe për ata që na rrethojnë. Disavantazhet që mund të lindin nëse tregojmë dashamirësi të tepërt janë:

Pasiguria

Vetëvlerësim i ulët

Vetëdije e varfër

Marrëdhënie më pak autentike

Ushqyerje me ndjenjë faji

Varësi e madhe në marrëdhënie

Më shumë ankth

Nevojë më e madhe për miratimin e të tjerëve.

amore

Vajzë e trishtuar për shkak të mirësisë së tepërt

Këto janë vetëm disa nga disavantazhet e mirësisë toksike. Është sikur të jesh brenda një rrethi vicioz në të cilin harrojmë veten. Vlera që i japim vetes rritet më shumë dhe krijojmë marrëdhënie që mund të na bëjnë të vuajmë, sepse gjithmonë kujdesemi për nevojat e të tjerëve.

Kur nuk janë të tjerët, nuk dimë çfarë të bëjmë, sepse gjithçka që bëjmë është për të tjerët. Dhe, fillojmë të luftojmë edhe për të qenë vetëm.

“Largohem më shumë nga vetja, ndërsa të zgjedh Ty si prioritet në çdo kohë”.

Strategjitë për të ndalur së qeni dashamirës ekstrem

Edhe pse dashamirësia ekstreme bëhet pjesë e jona, ekzistojnë mënyra të ndryshme për të qenë i sjellshëm në një mënyrë më të shëndetshme. Ne duhet t’i japim vetes vlerën që meritojmë dhe të mbështetemi në marrëdhënie më të shëndetshme dhe më autentike.

  • Vendosni kufij. Bëjuni të ditur të tjerëve se deri ku janë kufijtë. Tregoni atyre se çfarë ju bezdis, çfarë nuk jeni të gatshëm të bëni, çfarë ju shqetëson, etj.
  • Thojini lamtumirë ndjenjës së fajit. Ndonjëherë duhet të themi “jo”. Mjaft u ndjetë në faj se nuk keni bërë një favor apo se nuk keni qenë gjithmonë të gatshëm për të tjerët. Nuk duhet ta bëni dhe kjo nuk do të thotë që do ndaleni së treguari i mirë. Përkundrazi, kjo do të thotë që edhe ju e konsideroni veten të rëndësishëm.
  • Hartoni një listë prioritetesh. Mund të vazhdoni të jeni atje për të tjerët pa lënë mënjanë veten. Organizohuni dhe vendosni se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetën tuaj. Kështu do të dini se sa kohë mund t’i kushtoni të tjerëve dhe në çfarë momentesh mund të jeni me ta.
  • Të njohësh veten. Në këtë mënyrë ju do të dini se çfarë ju pëlqen, dhe do të jetë më e lehtë për të vendosur prioritetet dhe për të kufizuar të tjerët. Do të kuptoni më mirë ndjenjat dhe mendimet tuaja, dhe do të kuptoni pse përpiqeni t’i kushtoni vëmendje vetes.
  • Ka të bëjë me kujdesin ndaj vetes. Nuk do të jetë shumë e komplikuar, në fakt, nëse tashmë dini se si t’i trajtoni shumë mirë të tjerët, me siguri mund ta bëni këtë edhe me veten tuaj. Mos harroni se mirësia është e rëndësishme, por në masën e duhur.
  • Duke treguar dashamirësi ekstreme ndaj të tjerëve çon në lënien mënjanë të vetes. Për të arritur dozën e duhur të mirësisë, duhet të besoni dhe të vlerësoni veten. Vetëm nëse e vlerësoni veten, do ta kuptoni se askush nuk meriton të jetë më i rëndësishëm se ju.
  • Përveç kësaj, mbani mend se, pa marrë parasysh se sa të mira janë qëllimet tuaja, dikush mund të përfitojë nga mirësia juaj ekstreme. Kjo për shkak se ata e dinë se do të marrin atë që duan, pasi gjithmonë thoni “po”. Përqendrohuni te vetja dhe vendosni kufij. Fuqia jote është brenda jush.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi /lamenteemeravigliosa.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top