Dashuria është sekreti i një marrëdhënieje të suksesshme dhe i një
martese të gjatë.
• Patjetër që po. Mos hezitoni ta komplimentoni partnerin, edhe pse keni shumë vite së bashku, t’i shprehni atij atë që ndjeni. Intimiteti tashmë nuk duhet të jetë një temë tabu për ju. Jini të durueshëm dhe falni. Marrëdhëniet seksuale janë një çështje e rëndësishme dhe, nëse keni vështirësi apo diçka nuk shkon në këtë aspekt, atëherë mos hezitoni të komunikoni me njëritjetrin. Një gjë e tillë do ta përmirësonte marrëdhënien tuaj.
• Bëni një udhëtim imagjinar dhe zhvendoseni veten në vite më parë me partnerin tuaj. Mendoni momentet më të bukura, duke anashkaluar të gjitha problemet dhe vështirësitë që keni hasur. Mendoni periudhën kur sapo jeni njohur, ditën tuaj më të bukur, ditën e martesës, ditën më magjike kur jeni bërë prindër, përvjetorin e dhjetë të martesës suaj, e kështu me radhë, momente të tjera të paharrueshme, të cilat do t’ju bindin gjithnjë e më shumë se “SOT” gjendeni përballë atij personi për një arsye të vetme, sepse e dashuroni. Të ndalesh dhe të mendosh për arsyet që ju qëndruat bashkë gjithë këto vite është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sa më shumë vite martesë të keni, aq më të prirë jeni të fokusoheni tek elementët negativë të sjelljes së tij. E pra, në vend që të bëni një gjë të tillë, mundohuni të jeni më të shpërqendruar ndaj sjelljeve të tilla dhe të fokusoheni vetëm te sjelljet pozitive.
• Mundohuni të keni sa më shpesh kontakt fizik me të, i cili jo domosdoshmërisht duhet të jetë marrëdhënie seksuale, por edhe një përqafim, një ledhatim, një shtrëngim dore etj., vlen për t’u ndier më pranë me njëri-tjetrin.
• Përsërisni shpesh me vete që vazhdoni të jeni të dashuruar, që ju e dashuroni atë, pikërisht sepse ju përzgjodhët ata elementë që e bëjnë atë të mrekullueshëm.
• Ndërmerrni herë pas here, sipas mundësive, udhëtime së bashku, mundësisht në vende që vite më parë keni kaluar çaste magjike. Do t’ju ndihmojnë të jeni më të qetë, të keni më pak stres dhe të qëndroni më shumë në krahë të njëri-tjetrit.
• Mundohuni të risillni në kujtesën tuaj vetëm çaste të bukura të së kaluarës suaj në çift. Mos i shndërroni planet për të ardhmen në një pengesë për mbarëvajtjen
e marrëdhënies suaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.