Marrëdhënie

January 5, 2018 | 10:08

Dashuri në kohë lufte: letra kthehet pas 75 vitesh

Një ushtar nga Salento i shkruan gruas së tij nga Afrika e Veriut, në vitin ’43. Letra, asnjëherë e dorëzuar, është gjetur rastësisht nga nipi i tij: “Një emocion i madh për ne”. Rrëfen gjithçka për agjencinë mediatike “Lecce Prima”.

letraNjë letër e dërguar nga fronti gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila nuk u dorëzua asnjëherë. Por fati i asaj letre dashurie, shkruar nga një ushtar salentian i artilerisë anti-ajrore, në një mision në Afrikën e Veriut, nuk duhej të qëndronte përgjithmonë në arkivat postare.

Zarfi në fakt, pas 75 vjetësh ka arritur në destinacionin e vet, megjithëse mes një udhëtimi të guximshëm në internet, aty ku dhe u zbulua. Për ta tërhequr nuk ishte bashkëshortja e tij, Immacolata Coluçia, e cila është ndarë nga kjo jetë, por nga nipi i ish-ushtarit, Daniele Piconese, i cili rrëfeu për letrën e shkruar në atë kohë, me një kaligrafi të njohur. Shumë të njohur.

Gruaja ime e dashur. Po të shkruaj këtë letër me shpresën te Zoti. Nuk e di nëse do ta marrësh. Unë jam mirë dhe shpresoj të dëgjoj të njëjtën gjë edhe për ju”: pasi lexoi rreshtat e parë, Danieli njohu gjurmët e gjyshit të tij, që ishte shumë i ngjashëm me stilin e tij të të shkruarit. Kontrolloi dërguesin e letrës, Francesco Piconese, dhe marrësin e saj ‘Vata’ Coluccia. Dhe në atë moment nuk kishte asnjë dyshim: bëhej fjalë për gjyshërit e tij, dhe ajo letër e datës 23 prill 1943, përveçse përfaqësonte një dokument të rëndësishëm historik për komunitetin e Uggiano La Chiesa, duhej të kishte një vlerë afektive të paçmuar për të.

Kështu Daniel u vu në kontakt me personin që e kishte ruajtur letrën, e cila konsiderohej e humbur: një koleksionist artikujsh, librash, shkrime historike të qytetit të vogël talentin, i cili e kishte blerë letrën në Ebay.

Fotot e asaj letre ishin publikuar në një grup privat në Facebook, pikërisht me qëllimin për të gjetur familjarët e ushtarit. Misioni u krye me sukses: Daniel mundi të merrte kopjen origjinale , e cila tashmë është e destinuar të kthehej në shtëpi, e cila një herë e një kohë ishte shtëpia e gjyshit të tij.

Letra u shkrua dy vjet para çlirimit të Italisë nga nazifashizmi, kur ende binte shi bombash nga aleatët e të ashtuquajturës “Lufta e Shkretëtirës”. Dhe duke qenë se u shkrua nga fronti, përmban disa mangësi: ushtari nuk vë e zezë mbi të bardhë disa detaje të misionit ushtarak, por transmeton frikën e tij që nga momenti në moment mund të ndodhë diçka shumë e rëndë.

Ushtari i shkruan gruas së tij për të mbajtur kontaktet me të, për të përshëndetur të afërmit e mbetur në Salento dhe për të uruar nipin për ceremoninë martesore. Është një letër e shkurtër, plot romancë dhe thjeshtësi; njëra prej shumë atyre që ushtarët u dërgonin familjarëve të tyre për të dëshmuar se ata janë ende gjallë.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top