Nga të gjitha llojet e dashurisë, më e fuqishmja është dashuria e një nëne. Dashuria mes nënës dhe fëmijës lind në një çast, si një lidhje që bashkon dy trupa dhe dy shpirtra. Dashuria e nënës është e pakushtëzuar, është e përjetshme.
Kur thonë se natyra është e mençur, i referohen, ndër të tjera, bashkimit që krijohet midis nënave dhe fëmijëve. Instinkti mbrojtës i nënës lind kur zbulon se është shtatzënë dhe vazhdon për 9 muaj me radhë, gjatë të cilëve dhe pse nuk e sheh fëmijën e vet, ndjen se është thesari më i çmuar në botë.
Është e sigurt se fëmijët përpiqen të mbijetojnë. Dhe kjo është arsyeja pse lindim me aftësinë për të zbatuar disa strategji ose “truke” që na ndihmojnë të sigurohemi që të rriturit rreth nesh duan të na mbrojnë dhe të kujdesen për ne, si në rastin e buzëqeshjeve shoqërore. Por nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien me nënën, pasi kjo e fundit shkon përtej instinktit të mbijetesës së fëmijës.
Një marrëdhënie e shëndetshme e bazuar në dashuri të pakushtëzuar, afeksion dhe respekt ndihmon për të pasur fëmijë të lumtur.
Një fëmijë i lumtur do të jetë një i rritur i lumtur
Nëna dhe fëmija krijojnë një lidhje të fortë, një marrëdhënie që do t’i shënojë si në jetë ashtu edhe në çdo përvojë tjetër. Marrëdhënia me figurën e nënës është me rëndësi vitale, sepse ndikon në mënyrën tonë të lidhjes me njerëzit e tjerë gjatë jetës.
Nënat ofrojnë dashuri të pakushtëzuar, e cila nuk varet nga rrethanat ose karakteristikat e fëmijës. Dhe ndodh që, si fëmijë, ne gjithmonë largohemi me dashurinë e përjetshme të nënave tona, pa pasur nevojë të kalojmë nëpër një periudhë pushtimi. Ne nuk duhet ta fitojmë dashurinë e një nëne, dhe kjo na jep shumë më tepër besim tek vetja. Sepse na jep atë ndjenjë që meritojmë të jemi të dashur për atë që jemi, jo për atë që bëjmë.
“Si mund ta doni aq shumë dikë që akoma nuk e njihni, dikë kaq të vogël?” Kjo ndodh për shkak se ai është pjesë e juaja, sepse mbush me butësi dhe brishtësi një zbrazëti që më parë ishte e panjohur. Sepse kur bëhesh nënë, mund të shohësh anën e saj plot forcë dhe që është e gatshme të lërë mënjanë çdo gjë për t’i ofruar gjithçka fëmijës.
Dashuria e nënës është e përjetshme
Si mekanizëm biologjik është themelor. Fëmija nuk mund të rritet vetë, kështu që ai ka nevojë për një qenie njerëzore të rritur që e ushqen, i jep mbrojtje dhe kujdeset për të derisa të mund të përballet vetë me jetën. Por a shkon përtej kësaj lidhja mes nënës dhe fëmijës? Ka hulumtime që pohojnë për ndryshime reale në trurin e nënës, si një mekanizëm themelor i amësisë.
Mitologjia dhe feja kanë shumë referenca për dashurinë e pakushtëzuar të nënave për fëmijët e tyre ose fuqinë e amësisë. Ashtu si në rastin e Demeter, perëndeshë e bujqësisë në mitologjinë greke, e cila, për shkak të rrëmbimit të vajzës së saj Persefonë, nxori mitin e ndryshimit të sezonit.
Kjo lidhje e ngushtë njihet për paaftësinë e saj për t’u shkatërruar dhe për forcën që ofron për ata që e ndajnë atë. Mbrojtja që na ofron kjo dashuri e pakushtëzuar na ndihmon të rritemi me një “rrjet sigurie” emocionale. Një rrjet që mbështet atë që jemi, duke na shtyrë drejt së ardhmes dhe duke na dhënë siguri.
Burimi / siamomamme.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.