Dëshmi

February 2, 2021 | 8:10

Dashuria e vërtetë është e përjetshme

Burri im i ëmbël, John dhe unë, ishim të martuar për dyzet e gjashtë vjet. Çdo Shën Valentin ai më dërgonte lulet më të bukura me një letër me pesë fjalë të thjeshta: ‘Dashuria ime për ty rritet’. Katër fëmijë, dyzet e gjashtë buqeta dhe një jetë me dashuri ishin trashëgimia që ai më la kur vdiq dy vjet më parë.

Ishte dita e Shën Valentinit tim të parë, vetëm dhjetë muaj pasi e humba, por u trondita kur mora një buqetë të mrekullueshme…nga John. E zemëruar dhe zemërthyer, i thirra luleshitëses duke i thënë se ka bërë një gabim. Luleshitësja u përgjigj: ‘Jo zonjë, nuk ka ndodhur asnjë gabim. Para se të vdiste, burri juaj pagoi për shumë vite dhe na kërkoi të garantonim që këto buqeta do t’ua dhuronim juve çdo vit, në ditën e Shën Valentinit.’

E shtangur në vend, mbylla telefonin dhe lexova shënimin.

Ai kishte shkruar: “Dashuria ime për ty është e përjetshme”. ❤

 

 

Burimi / https://www.facebook.com/groups/378274796523894/permalink/477595489925157/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top