Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Disa thonë se dashuria dhemb, budallallëqe! Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Humbja e dikujt dhemb. Xhelozia dhemb. Ego-ja e fryrë dhemb. Të mos i ngatërrojmë. Në fakt, dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që mund të mbulojë të gjitha dhimbjet. Dashuria është e vetmja gjë në botë që nuk dëmton.
Dashuria është të pranosh, të falësh, të “përthithësh”. Dashuria është të kthehesh nga puna dhe një buzëqeshje e një përqafim po të pret (edhe një gjellë e gatuar mirë). Dashuria është të kesh një shpatull për të pushuar dhe një “Mos u shqetëso, gjithçka do të shkojë mirë!”. Dashuria është të bashkohen e të ndjehen dy njerëz si dy të plotë – jo gjysma – për të ndërtuar një botë të re, botën e tyre. Dashuria është të të simpatizojnë, të interesohen e të kujdesen për ty. Dashuria është të ndjesh dy duart që të mbështjellin…, është porti yt. Dashuria është të të shikoj në sy dhe të ndjehesh i/e dashur…
Sepse…, dashuria është e vetmja gjë në botë që nuk lëndon…!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.