Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Dashuria është mirësia e shpirtit dhe jo të gjithë e kanë atë. Në sytë e njeriut pasqyrohet shpirti i tij… është shpirti që më thotë të të ndjek… tek melankolia e brishtë që fsheh shikimin tënd… në detin e egër të buzëve të tua… deri neser që nuk ka ardhur akoma… në rrugën tënde që kalon nëpër zemrën time…
Dashuria dhe miqësia janë shpirtrat binjakë të njerëzimit.
Ajo rrezaton dritë pa ndalesë në mjegullën dhe errësirën e epokës sonë kaq çnjerëzore, jomiqësore dhe egoiste. Sot njerëzit janë të pushtuar nga emocione të paqarta. Të mbyllur në hapësirën e tyre private, ata nuk duan të kenë kontakt me askënd. Brenda tyre, megjithatë, ata dëshirojnë që dikush të mund të pushtojë dhe të thyejë kafazin e vetmisë me një buzëqeshje.
Qysh fëmijë mësojmë të shqiptojmë të parën egon dhe fjalën ‘jo’. Duke u rritur, kurrë nuk mund të mësojmë të themi ‘ti’ dhe ‘po’ në dashuri. Duke mbetur kështu në thelb rob i vetvetes. Mbretërit në një mbretëri të vetmuar.
Të papërfshirë për të ndarë misterin e dashurisë dhe për t’u bërë qytetarë në tokën e njerëzimit. U deshën kaq shumë shekuj që britma njerëzore të bëhej fjalim dhe për shumicën e njerëzve një jetë e tërë nuk mjafton që fjalimi të bëhet bisedë.
Ne bëhemi vazhdimisht të largët dhe të tjetërsuar nga jeta, nga të tjerët nga vetë dashuria, dhe në thelb nuk arrijmë të shohim se në këtë mënyrë jemi tjetërsuar nga vetja, nga vetë natyra jonë. Ne bëhemi qenie të panatyrshme.
Sa më e madhe të jetë lidhja me egon tonë, aq më shumë humbasim vetveten. Çelësat e paqes janë kërkuar nga njerëzit kudo.
Dashuria është një lidhje psikike e simpatisë, afeksionit dhe përkushtimit me një karakter vetëmohues.
Mund të mirëmbahet pa reciprocitet dhe i përqafon të gjithë. Kjo sepse dashuria është një ngjarje ekzistenciale, një ndjenjë e thellë me fuqi dhe butësi të pafund. Rezultati i kësaj ndjenje është që të burojë nga shpirti i njeriut një ndjenjë euforie dhe sigurie, por edhe të sjellë një kuptim në jetën e njeriut.
Dashuria fillon me një mirëmëngjes, me një shtrëngim duarsh, me një vështrim të ngrohtë, me një buzëqeshje, me një bisedë të ëmbël në fillimin e çdo dite, duke krijuar me shpërthimet e universit të dashurisë dhe njerëzimit që e bëjnë jetën e njeriut të qëndrueshme. Në dashuri, kush dashuron me të vërtetë dhe saktë psikologjis dhe respekton tjetrin dhe, madje edhe më shumë, e ndihmon atë të evoluojë sipas natyrës së tij.
Lulen e dashurisë shpesh njerëzit e shndërrojnë në një lule mishngrënëse që bllokon fqinjin, të dashurin dhe e thithin atë. Ia privatizojnë shpirtin në emër të dashurisë.
Askush nuk e ka atë të drejtë. Ata që dinë të duan vërtetë, nuk duan të dominojnë, por studiojnë dhe psikologjisin me kujdes tjetrin duke e mbyllur me interesin e tyre, për ta ndihmuar nëse është e nevojshme dhe gjithmonë me afeksion dhe butësi.
Sepse dashuria është mirësia e shpirtit. Dashuria është një përzierje me njëri- tjetrin ku të gjithë e ruajnë integritetin/individualitetin e tyre të paprekur dhe të pandotur. Një dashuri që personi nuk e sheh të dashurin si zgjatim të vetvetes. Edhe pse jeni gjysma e një pjese të një marrëdhënieje, ju duhet të qëndroni të plotë si person, përtej marrëdhënies.
Emfizema e frymëmarrjes, e cila në vend që ta rraskapit, forcon unitetin e ndjenjës së dashurisë sonë, për ta stimuluar dhe riprodhuar, për ta evoluar dhe për të na evoluar gjithashtu. Le të mos qëndrojë dashuria në rrugën e izolimit nga bota.
Sepse kjo arratisje jo tokësore nga njerëzit kur përjetësohet dhe bëhet mënyrë e jetës, edhe kur fillon si dashuri, nuk ka të ardhme. Dashuria është një zjarr që ndizet, jo vetëm nga tjetri, por edhe nga të tjerët.
Arti i dashurisë është prapa perdes së jetës.
E pamundur që njerëzit të jenë në gjendje ta zgjedhin. Është para syve të tyre dhe ata me kokëfortësi e injorojnë atë, është para tyre dhe ata janë duke kërkuar. Më të lehtën dhe më të thjeshtën i bëjnë të duken të vështira dhe të pakapërcyeshme, apo të pamundura. E bëjnë dashurinë inekzistente në jetën e tyre.
Bëhen të padashur dhe të paaftë duke tredhur ekzistencën e tyre. E privojnë veten nga lumturia. Po shikojnë kudo përveç aty ku duhet të jenë…
Por është kaq e thjeshtë. Mos humbisni në fjalë dhe mendime, në kërkime me shumë vuajtje…, e kotë, nuk do ta gjeni.
Rruga që të çon aty është një. Ajo që sjell jetë dhe mënyra për ta gjetur është përsëri një dhe e vetmja.
Doni t’ua tregoj? Hesht dhe dëgjo jetën, dëgjo ritmin që tingëllon ritmikisht. Dëgjo!
E dëgjuat? Pas kësaj perde fshihen të gjitha sekretet e dukshme. Është kaq e thjeshtë dhe e bukur.
Rrahjet e zemrës tuaj janë. Mësoni ta dëgjoni, jetoni melodinë, vallëzoni në ritmin e saj! Jetoje ju thotë. Por nuk ka fjalë për t’ua thënë. Duhet të mësoni të flisni gjuhën e saj.
Quhet njerëzim. Dhe njerëzit flasin për këtë.
Ata që kanë mësuar nga jeta ta dëgjojnë atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.