Mirëqenie

September 23, 2020 | 8:10

Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumin e proteinave

A e keni vënë re se çdo dietë proteinat shikohen si shumë të rëndësishme? Kur tentojmë të ulim peshë apo të heqim dorë nga ushqimet jo të shëndetshme, gjithmonë dëgjojmë se duhet të konsumojmë shumë proteina. Padyshim që ne kemi nevojë për proteina në dietën tonë, por a është i arsyeshëm ky fiksim për të marrë shumë proteina?

Në përgjithësi sasia e proteinave që ju nevojitet ndryshon nga mosha, gjinia dhe niveli i aktivitetit dhe njerëzit në përgjithësi kanë nevojë për 45 deri 55 gram proteina në ditë. Por çfarë ndodh kur hani shumë proteina?

  1. Nuk tresni dot ushqimin

E dini atë ndjenjën ku stomaku juaj është i fryrë dhe i rënduar? Pikërisht kështu ndiheni kur keni konsumuar shumë proteina pasi është e vështirë të tretet dhe nëse konsumoni shumë proteina në një vakt apo dhe pak për çdo vakt por që në fund bëhen shumë, stomaku dhe zorrën do të luftojnë për t’i tretur.

  1. Dehidratoheni

Marrja e shumë proteinave mund të bëjë që trupi juaj të nxjerrë ujë, duke ju lënë të dehidratuar. Në këtë mënyrë rritet dëshira për të pirë ujë që të bëhet balancimi në organizëm. Njerëzit nuk e kuptojnë se nëse nuk janë temperaturat e larta apo nëse nuk po punojnë shumë, kanë etje sepse kanë konsumuar shumë proteina.

  1. Lodhje e pashpjegueshme

Ndërsa proteinat janë lëndë djegëse të shkëlqyeshme për trupin tonë, nga ana tjetër nuk janë  gjëja më e lehtë për tu tretur. Kur hani shumë proteina, sistemi juaj i tretjes duhet të punojë më gjatë dhe më shumë për ta tretur atë dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur, pa ndonjë arsye të dukshme.

  1. Bëheni kaps

Njerëzit që hanë shumë proteina janë ata që ndjekin një dietë me proteina të larta dhe karbohidrate të ulëta. Kur i ndërtoni vaktet tuaja rreth proteinave dhe përpiqeni të minimizoni karbohidratet, ka shumë mundësi që të merrni shumë pak fibra në dietën tuaj dhe kjo mund të çojë vetëm në kapsllëk.

  1. Erë e keqe e gojës

Kur hani shumë proteina dhe shumë pak karbohidrate trupi juaj kalon në ketozë, e cila në fakt shkakton erën e keqe të gojës dhe nuk mund ta rregulloni atë duke larë ose pastruar dhëmbët. Era vjen nga sistemi juaj i tretjes. Më e mira që mund të bësh është thjesht të përpiqesh ta fshehësh atë duke pirë më shumë ujë dhe duke konsumuar çamçakëz.

  1. Shtoni peshë

Shumë njerëz mendojnë se do të humbin peshë nëse marrin shumë proteina por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Madje ka shumë gjasa që ndërkohë që një pjesë e proteinave shndërrohet në muskuj, pjesa tjetër kthehet në dhjam. Konsumimi i tepërt i kalorive është ajo që çon në shtim në peshë dhe në fund të ditës shumë proteina, janë vetëm shumë kalori.

  1. Rritet rreziku për sëmundjet e zemrës dhe kancerin

Në shumicën e rasteve njerëzit që hanë shumë proteina i marrin ato duke ngrënë shumë mish të kuq çdo ditë dhe studimet tregojnë se ngrënia e mishit të kuq me tepricë lidhet drejtpërdrejt me problemet e zemrës dhe rritjen e rrezikut të kancerit. Është shumë më mirë të marrësh proteina nga ushqime të shëndetshme për zemrën si peshku, arrat, bishtajoret madje edhe atëherë duhet të hani gjithçka në mënyrë të kujdesshme dhe pa e tepruar.

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top