FB

October 2, 2024 | 6:04

Dashuria është shumë gjë e bukur dhe, i bën mirë shëndetit!

Të dashurohesh është shumë bukur, sidomos kur këmbehet si ndjenjë. Studime të fundit kanë treguar se ndjenja e dashurisë, qoftë dhe e përkohshme, bën mirë jo vetëm për humorin, por edhe për shëndetin.

sinjale-dashuri-cift

Të biesh në dashuri bën mirë shëndetit dhe është shumë gjë e bukur. Psikologjikisht, “të lësh mendjen” për dikë është shumë mirë, sidomos nëse ndjenja shkëmbehet. Në qoftë se shkojmë thellë në konceptin e dashurisë, të kesh ndjenja dhe të mos marrësh asgjë në shkëmbim, gjithsesi bën mirë, sepse dashuria duhet të jetë një ndjenjë e pakushtëzuar. Ja një listë me të mirat që na sjell kjo ndjenjë drithëruese kur kemi në krah një person të veçantë. 

 

Të dobëson dhe ul stresin

Një studim i psikologëve dhe nutricionistëve italianë tregon se rrahjet e zemrës favorizojnë dobësimin si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Çdo marrëdhënie intime, e cila zgjat të paktën gjysmë ore, djeg 150 kalori, 300 në një orë. Si të mos mjaftonte kjo, sa herë që partnerët arrijnë orgazmën, hormoni Dhea ndihmon shëndetin e sistemit imunitar dhe shërben edhe kundër depresionit.

 

Shëron dhimbjen e kokës

Një kërkim shkencor jo vetëm e ka hedhur poshtë mitin e dhimbjes së kokës, të cilin femrat e përdorin si argument për të mos pasur marrëdhënie intime me partnerin, por ka treguar dhe se seksi i shëndetshëm e heq këtë dhimbje. Prandaj, për të luftuar migrenën, nuk është aspak e nevojshme të merrni një grusht me ilaçe. Përpiquni të gjeni një partner të mirë, i cili mund të jetë zgjidhja e duhur.

 

Më të rinj falë Kupidit

Sa herë që dikush na thotë se ka rënë në dashuri, menjëherë e shohim më të rinuar dhe të bukur. E njëjta gjë ndodh edhe me imazhin tonë: kur dashurojmë, mbi të gjitha marrëzisht, e shohim veten në pasqyrë dhe habitemi nga shkëlqimi i syve dhe i lëkurës. Lëkura është më e bukur dhe plot shkëlqim falë endorfinës, substancë kimike që çlirohet nga truri në raste të veçanta si ndjenja e dashurisë dhe marrëdhënia intime. Nuk bëhet fjalë për një sugjestim, por për shkencë të pastër: të dashurohesh çliron prodhimin e ositoksinës. Ositoksina është një hormon që çliron Dhea, hormonin kundër plakjes. Ky hormon natyror i rinisë është, në fakt, në gjendje të stimulojë rigjallërimin e thellë të qelizave, duke ngadalësuar dhe zvogëluar shfaqjen e rrudhave e shenjave të mimikës. Veç kësaj, ndjenja e dashurisë stimulon mikroqarkullimin, duke ushqyer organet e trupit dhe epidermën me sasi më të madhe oksigjeni. Pasojat e këtij reaksioni biologjik janë ngjyrë rozë më e bukur e lëkurës, dhuron shëndet dhe tonifikim të muskujve, duke zvogëluar kështu edhe celulitin.

 

Truri bëhet më aktiv

Sigurisht, kur biem në dashuri, mund të dukemi ëndërrimtarë dhe të shpërqendruar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jemi më pak të kthjellët dhe për rrjedhojë kemi nivel më të ulët kujdesi përkundrejt gjithçkaje që ndodh rreth e qark nesh. Fakti se jemi të dashuruar, nuk na bën hutaqë, siç mund të mendojë kushdo. Përkundrazi, së fundmi shkenca ka konfirmuar se të biesh në dashuri me dikë, në të vërtetë do të thotë të kesh një tru më produktiv dhe aktiv. Dashuria nuk shton vetëm krijimtarinë, por vepron pozitivisht mbi memorien (gjithmonë falë hormoneve), për një kohë të shkurtër apo dhe të gjatë. Për më tepër, dashuria stimulon perceptimin dhe na bën më të kujdesshëm ndaj sinjaleve që vijnë nga jashtë. Rezultati është përmirësimi i performancave në punë apo shkollë dhe na bën të vendosim marrëdhënie ndërpersonale, më të vërteta dhe shpërblyese.

 

Më shumë kurajë

Kur biem në dashuri ndihemi se mund të bëjmë gjithçka. Entuziazmi është shumë i madh edhe për gjëra fare të vogla. Veç kësaj, ndihemi më të sigurt dhe të guximshëm për të krijuar punë të reja apo marrëdhënie ndërpersonale. Po përse ndodh kjo gjë? Sepse sa herë që biem në dashuri dhe sa herë që kryejmë marrëdhënie intime, truri ynë prodhon dopaminën, stimuluesi (doping) i lumturisë dhe i optimizmit. Dopamina dhe ositoksina e çojnë humorin dhe vetëvlerësimin në nivele shumë të larta, duke na bërë të lumtur, qoftë edhe për faktin se po zgjohemi nga gjumi. Dashuria, sidomos kur shkëmbehet, bën të jetosh më gjatë: na bën të kujdesemi më shumë për shëndetin dhe sigurinë tonë. Kemi mundësi më të pakta të vuajmë nga depresioni. Në të kundërt, nëse dashuria është një vuajtje e vazhdueshme, sepse nuk është e shëndetshme apo vetëm e njëanshme, euforia sentimentale zëvendësohet me një lloj vetëshkatërrimi dhe na rrezikon të vuajmë nga infarktet dhe iktusi. Ndaj hapi i parë drejt lumturisë është të dashurohemi së pari me veten (por pa rënë pre e narcisizmit) për të bërë të mundur më pas të lidhemi me persona që na dhurojnë lumturinë shpirtërore dhe atë fizike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top