Marrëdhënie

December 28, 2020 | 8:17

Dashuria është të kesh të gjithë botën, e vetmja gjë që ju bën vërtet të lumtur

Kush nuk ka zemër, forcë dhe guxim për t’u hedhur, dhe të vuajë njëmijë e më shumë herë për një dashuri të madhe, do të jetojë përgjithmonë një jetë të vogël. Dhe, jo një jetë.

Dashuria është guxim. Është falje, prekje duarsh! Prekje në zemër. Dashuria është gjithashtu zemërim dhe zhgënjim.

Dashuria është gjithashtu të ndihesh i lënduar. Dashuria është të kesh të gjithë botën që të thotë se nuk ia vlen barra qiranë, ndërsa ju, brenda vetes, e dini se në të vërtetë është e vetmja gjë që ju ka bërë vërtet të lumtur.

Edhe për vetëm një fraksion të sekondës. Kjo është dashuria. Ja përse duhet guxim!Ja pse…

 

Përgatiti Orjona Tresa / Marrë nga blogu i shkrimtarit italian, Roberto Emanuelli, pjesë nga libri “Adesso lo sai”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top