Marrëdhënie

October 25, 2017 | 10:18

Dashuria në familje

Në çdo aspekt, pozitiv apo edhe negativ, të duash tjetrin do të thotë të jesh vetvetja. Të jeni të ndërgjegjshëm për nevojën që keni për të dashur veten tuaj dhe për të jetuar! Ekziston një anë paradoksale për t’u dhënë të tjerëve dhe kështu edhe vetes tonë, atë që duam të marrim. Vlerëso gjithçka rrotull teje, sado të vogla të duken ato gjëra.

familylove

 

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Anasjelltas në një marrëdhënie familjare. Pse ne sakrifikojmë shumë për fëmijët tanë?! Pse bëjmë çdo gjë për ta?! Sepse ne i duam fëmijët, pasi fëmija është nga krijesat në të dashura në këtë botë dhe ne bëjmë çdo gjë në emër të kësaj dashurie.

Tek fëmija, lumturia që përçon dhe njëkohësisht, një ndjenjë mirësie po aq sublime edhe te vetë ata. Ndjenja për të falur dashuri, për të dhuruar humanizëm, na ndesh të gjithëve në çaste të tilla. Kushdo e ka ndjerë këtë në rrugë, në një udhëtim të gjatë, ku i është dashur ndërhyrja apo ndihma e dikujt. Në çdo aspekt, pozitiv apo edhe negativ, të duash tjetrin do të thotë të jesh vetvetja. Të jeni të ndërgjegjshëm për nevojën që keni për të dashur veten tuaj dhe për të jetuar!

Ekziston një anë paradoksale për t’u dhënë të tjerëve dhe kështu edhe vetes tonë, atë që duam të marrim. Vlerëso gjithçka rrotull teje, sado të vogla të duken ato gjëra. Në situata të vështira, janë ato gjëra që do të të kujtojnë bukurinë e jetës dhe atë çka i keni dhuruar dikujt tjetër. Të duash tjetrin është respekti për veten, vendin e rolin që i jepni vetes në një rreth, komunitet apo pjesë e atij grupi tuajin. Më së shumti krijon një qëndrueshmëri, besim e mirënjohje për këdo që ju mund të doni e ta respektoni.

Image result for family love

Pa fyerje, pa thika, pa shtypje ndjenjash dhe plot shpresë. Do ta kuptoni a i keni marrë seriozisht këto katër pika, kur t’ju vijë një situatë e vështirë dhe ju të shihni nëse do t’i zbatoni apo jo:

• Vetëbesimi • Dëshira për të pasur të mirën për vete dhe tjetrin

• Vlerësimi asaj çka keni

• Njohja e vetvetes

Një fjalë e gabuar ndryshon tërësisht kuptimin e fjalisë për personat e tjerë. Madje, as një fjalë jo. Një presje, një pikë. Megjithatë thellë-thellë, edhe mesazhi që duan të përçojnë përmes një fjale është i njëjtë: “Mund të ishte edhe më keq për ty. Vlerëso atë çfarë ke!”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top