Marrëdhënie

October 25, 2017 | 10:13

Të duam njëri-tjetrin!

1

Dashuria është motiv i shpresës. Pa të jeta do të ishte bosh. Ajo ka forcën të na bashkojë, pa i mohuar tjetrit dinjitetin, unin e tij. Vetëm dashuria nuk ushtron xhelozi, as te njerëzit, as te kombet. Ajo është e aftë të mos e ndajë njerëzimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetëm dashuria mund të na japë energji të pashtershme, të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin.

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

“Duajeni njëri-tjetrin!”. Këto fjalë janë thënë mbi 2000 vjet më parë. Me gjithë fuqinë që përmban ky mesazh, shumë prej nesh nuk e kanë vlerësuar gjatë gjithë këtyre viteve. “Të kuptoj për dhimbjen që ke. Mos e mbaj përbrenda. Zbraze derisa të ndihesh më mirë. Por mos harro! Mund të ishte një situatë edhe më e keqe. Prano dhe vlerëso atë çfarë ke. Gjithmonë, gjithçka bëhet më mirë në fund”. Mjafton kjo shprehje për t’iu gjendur kujtdo, mik, mikeshe apo të afërmi në kohën e nevojshme. Sa mirë do të ndihet ai, apo sa të lumtur do të ndiheshit ju vetë kur dikush lehtësohet nga zbutja e një problemi që ka falë pranisë tuaj. Flitet shumë, por shumë pak presin që dikush ta vërë vërtet në praktikë. Shoqëria moderne është indiferente ndaj thirrjes për dashuri. Shumë njerëz nuk do të mund të gjykonin se ndjenja për tjetrin ka atë forcë sa të mbajë në këmbë shumicën e marrëdhënieve familjare më të ngushta, dhe, duke shkuar më tej, zemra nuk do t’i qëndronte shtrëngimit.

Prandaj është thjesht qesharake, që dikush mund të besojë në fuqinë e dashurisë për të zgjidhur problemet ndërkombëtare. Është e nevojshme që në jetën tonë të pranojmë dashurinë për tjetrin, si forcën më të madhe universale për bashkimin dhe mirësinë, të pranueshme nga të gjithë ata që me të vërtetë e dëshirojnë. Vetëm atëherë do të zbulojmë se dashuria, plotësisht e realizuar, ka fuqinë të shmangë ato gjëra të pavlera që na ndajnë, se armiku ynë ka edhe ai një fytyrë dhe një zemër. Dashuria universale, jo vetëm që është e mundshme, por është edhe forma më e plotë, gjë për të cilën jemi të aftë si qenie njerëzore.

Image result for love each other

Psikologët mendojnë se çdo sjellje njerëzore, përfshirë edhe dashurinë romantike, përbëjnë tema studimi të psikologjisë, meqënëse dashuria ndikon në jetën sociale të njeriut, në marrëdhëniet intime, në martesë, divorc, etj. Që të duash tjetrin, sigurisht duhet të njohësh e të duash edhe veten, sepse kjo forcë e brendshme që atribuohet në këtë rast tek tjetri, duhet të jetë e durueshme dhe e sjellshme. Dashuria nuk është xheloze, as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemërake. Dashuria nuk llogarit gabimet. Ajo nuk kënaqet nga e keqja, por nga e vërteta. Ndjenja dhe mirësia për të dashur tjetrin nuk është thjesht një pëlqyeshmëri më e madhe nga ana sasiore, por një gjendje psikologjike cilësisht e ndryshme, që ndryshon nga tërheqja e thjeshtë në shumë drejtime.

Kur falim dashuri tek tjetri përfshin dhe një ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike të fuqishme nga partneri, apo ai tjetri, interes të gjerë për personalitetin e tjetrit, fantazinë për të, lëkundje të shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente. Të duash dikë dhe ta ndihmosh në situata të vështira, ose thjesht përmes një komunikimi apo fjalë, pasi dhe fjala shëron dhe është art për dikë që do ta bësh fare pak të lumtur. Edhe kjo nuk është diçka e vogël. Të ndihmosh një mik/e, t’i gjendesh pranë në çaste të vështira ekonomike, sociale, shpirtërore apo në çfarëdolloj aspekti që na lidh me shoqërinë apo me të tjerët. Të kesh shpirt human, apo të bësh dikë të ndihet mirë, do të thotë të njohësh mirë veten, sepse ndjenja e mirë apo dashuria, nuk është vetëm një fjalë, ajo është Art gjithashtu! Mjafton të dish se si do ta përçoni atë energji tuajën shpirtërore në çastet e duhura kur i nevojiteni dikujt tjetër.

Kushdo që ka detyrat e tij, postet, apo të qenit Lidership, do i duhet të japë më shumë energji pozitive të tyren te punonjësit në momentet e vështira dhe sadopak ndihmë tek ata. Sa mirë ndihesh kur e ndihmon dikë në këto kushte. Në rastet konkrete, mjekët, punonjësit e shëndetësisë, psikologët, punonjësit socialë, sa energji të tyren falin për këta njerëz. Në çdo çast dhurojnë ndjenjën për jetën, shërimin përmes fjalës, ndihmës dhe çasti për të qenë të lumtur. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top