Këshilla & Arsye

December 14, 2017 | 11:06

Dashuria nuk është e mjaftueshme

 3% e fëmijëve në SHBA, të moshës 3-17 vjeç, janë identifikuar me ankth dhe një Studim Kombëtar i Shëndetit të Fëmijëve tregoi se 1  në 7 fëmijë të moshës 2 deri në 8 vjeç kishin një diagnozë mendore, ose çrregullim të zhvillimit (MBDD). Stresi mes fëmijëve vlerësohet të jetë rritur 45% gjatë 30 viteve të fundit.

1

Fëmijët jetojnë në një shoqëri të performancës, ku vazhdimisht u thuhet se ata duhet të jenë versioni më i mirë i tyre dhe vetëm më i miri është mjaft i mirë. Është një pjesë e kulturës sonë dhe shumë prej prindërve kanë tendencë të besojnë se pritshmëritë e mëdha janë të nevojshme për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin e tyre.

Por ka edhe një faktor tjetër që po krijon trazira, pasiguri dhe stres në jetën e të vegjëlve. Është gjithçka mbi të cilën nuk kemi kontroll. Të gjitha përshtypjet dhe vlerësimet që fëmijët marrin çdo ditë.

Këto ditë fëmijët janë të ekspozuar ndaj shumë gjërave të panevojshme. Mediat sociale dhe qasja në njohuritë dhe faktet ndonjëherë shqetësuese nuk janë më të kufizuara. Fëmijët kanë qasje gjithashtu. Fëmijët dëgjojnë dhe kuptojnë shumë më tepër se sa dinë dhe kjo i bën ata të frikësuar dhe të pasigurtë. Terroret, luftërat, konfliktet dhe të gjitha mesazhet e frikshme të botës i arrijnë fëmijët.

Këto ndikime të jashtme mbjellin fara të vogla frike tek ata.

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top