FB

July 7, 2025 | 20:30

Dashuria nuk postohet… Ndihet

 

Tashmë rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Aty ndajmë kujtime, emocione, gëzime… por ndonjëherë edhe krijojmë një realitet që nuk përkon me ndjenjat dhe intimitetet tona. Njerëz që postojnë urime për çdo anëtar të familjes, nga daja te halla, nga tezja te nipi e mbesa, e madje edhe për të afërm që ndoshta nuk i kanë takuar prej vitesh.

adelina-paliËshtë bukur të kujtojmë një njeri të dashur. Por a nuk është edhe më i bukur një përqafim i ngrohtë? Një vizitë e papritur? Një kafe e pirë bashkë me ta, që vlen më shumë se mijëra fjalë të shkruara online?

Mëngjeset janë më të ëmbla kur i hap derën hallës që të pret me sytë nga rruga. Drekat janë më të bukura kur daja ulet në krye të tavolinës. Mbrëmjet janë më të ngrohta kur i kushton pak kohë tezes që ndoshta ndjen mungesën e një fjale të mirë. Dashuria nuk ka nevojë për filtra apo “like”, ajo rritet dhe lulëzon me praninë tonë, me kujdesin dhe përkushtimin që i japim njëri-tjetrit.

A mund ta ndjejë vërtet zemra një urim në koment, kur ajo pret një përqafim në derë? A mund ta ngrohë një “like” shpirtin e një njeriu që ndjen mungesë?

Dashuria, njerëz të mirë, nuk është për t’u shfaqur, është për t’u ndjerë. Ajo nuk ka nevojë për pëlqime, por për kohë. Nuk matet me ndjekës, por me përqafime, me prezencë, me sy që flasin më shumë se çdo koment.

Le të mos i bëjmë njerëzit tanë “postime për një ditë”. Le të bëhemi ne gëzimi i tyre, ndriçimi i ditës, ngrohtësia që nuk ka nevojë për rrjete për ta treguar.

Sepse dashuritë më të vërteta janë ato që nuk i sheh Facebook-u… por që i ndien zemra në heshtje, çdo ditë.

rrjete-sociale-celular

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top