Truku për t’i mbijetuar lidhjes, të mos ndihesh kurrë kauzë e arratisjes, por të kuptosh më mirë motivet është: të qartësohemi.
“Gjeti justifikim të mirë dhe u largua”. Sa herë na ka ndodhur apo e kemi dëgjuar nga miqtë tanë? Në fakt, ndonjëherë ndodh që djemtë ikin nga frika përballë perspektivës së një marrëdhënieje të rëndësishme. Pse ikin? Dhe mbi të gjitha, nga çfarë? Le të përpiqemi të sqarojmë, ashtu si para se të trajnohemi për kursin prej 100 metrash me pengesa, pa mundësinë për të hyrë në zonën e medaljes!
Nga ideja e martesës, emocionet, bashkëjetesa, përgjegjësitë, nga shtrati apo nga shtëpia: këto janë arsyet kryesore që shkaktojnë që bëjnë të arratisen përfaqësuesit e seksit të fortë nga “këmbët e lidhura”. Bëhet fjalë për djem të vegjël, të cilët ndodh t’i takosh dhe t’i humbasësh para se ta kuptojmë. Kështu, ndërsa rrokullisemi nën çarçafët që mbajnë ende aromën e tij, dëgjojmë zërin e tij në mesazhet e fundit vokale që na ka dërguar. Tashmë jemi disa kilometra larg dhe ndoshta do të na duhet të blejmë një teleskop astronomik që të mund ta gjurmojmë. U zhduk. Avulloi. U arratis. Ndihmë!
Nuk kish seriozitet: meshkujt që arratisen nga përgjegjësitë janë shembuj shumë të përhapur në planetin Tokë. Historia më e gjatë shkon disa muaj. Kanë gjithmonë diçka për të bërë, përveç sportit, punës dhe nënave që duket se nuk i kanë parë ndonjëherë teksa rriten. Kanë tmerr fjalën “marrëdhënie”, duke e cilësuar si “histori”, për t’u bërë më pak i kërkuar. Këta janë playboy-t e përjetshëm, të cilët kanë nevojë për të shënuar trofe, duke tejkaluar moshën.
Eros, gjithashtu jo: frika e teprimit seksual ndonjëherë i bën kalorësit t’ia mbathin. Duket një kundërshti, duhet ta bekojnë çdo ditë qiellin për pasurinë e madhe që i ka rënë për pjesë atij, por jo. Asgjë. Ata preferojnë një aperitiv në fund të punës, dy guxhulitje dhe puthje pa fund të shkëmbyera në ulësen prapa makinës dhe pastaj e lënë kaq, të ngazëllyer dhe të gatshëm për çdo gjë, por në realitet, për të rifilluar jetën në shtëpi, pa rreptësi. Këtu frika është se sfera intime ka mbiarsyen dhe se kjo më pas përfshin atë që të “martohet” dhe të hyjë përsëri në përligjjen e marrëdhënies serioze. Shkalla e prirjes së rrezikut: ZERO!
Përgjegjësia, nuk të njoh: Peter Pan të përjetshëm. Bëhet fjalë për ata njerëz, hipokondriakët, që presin gishtin e tyre të vogël dhe vrapojnë për në sallën e urgjencës, pa e njohur kurrë dhe pa ditur të llogarisin veten. Për këta lloj meshkujsh të qëndruarit me një grua, do të thotë që prania e saj shërben për të përgatitur darkën, për t’i bërë shoqëri gjatë një loje ku asnjë nga miqtë e tij nuk do ta bënte, që i bën fresk vjehrrës, vëllezërve dhe të afërmit të tij. Gjithashtu, edhe atëherë kur ajo do të jetë e mirë në shtrat. Stop. Fëmijët? Punët e shtëpisë? Menaxhimi i faturave dhe detyrimeve familjare? Por, nuk flet për këtë! Këtu ikja mund të jetë edhe virtuale, e tipit: Unë jam atje, por që nuk ekziston. Në rregull, nëse vërtet duam ta vazhdojmë këtë marrëdhënie, le të kujtojmë se kurrë nuk do të nxjerrim dot një merimangë nga vrima. Me gjithë respektin e duhur ndaj merimangave, sigurisht.
Thirrini nëse doni emocione: le të flasim për ata zotërinj që nuk arrijnë të jenë pak të dashur. Ai mashkull që kërkon të jetë një shok i mirë (nga unë asgjë nuk do të mungojë), por ndonjë ikonë, zemër e vogël, dërguar qoftë edhe gabim, nuk bën hije. Ai është djali që thotë se nuk di të dashurojë: “Më vjen keq, por jam i paaftë të bie në dashuri, kurrë nuk kam rënë në dashuri me shikim të parë”. Të jesh tip emocionues është një justifikim i mirë për ata që nuk duan të ofendojnë, mjaft të zbulojnë se ekzemplari në fjalë ndoshta ka lënë gruan apo të dashurën për një vajzë të re nga Lindja. Si ndihet? Zakonisht i trishtuar dhe i frustruar, i hidhëruar nga ngrohtësia me të cilën e trajtojmë dhe me ftohtësinë me të cilën na shpërblehet. Më mirë të ndjekësh një seancë SPA, të paktën atje është ngrohtë dhe përkëdhelitë kurrë nuk mungojnë.
Kush e ka parë? Për seritë: “Po dal të bëj një shëtitje. Çfarë ndodh më pas. Ku shkoi? Ka shumë të ngjarë që të jetë në kërkim të një situate të re që të stimulojë, qoftë edhe për seks, për risi, për lehtësi. Dhe më kë arratiset tradhtari? Skenari është një nga portretet më trishtuese: me kolegen që sapo ka ardhur, me sekretaren, praktikanten (dhe këtu ka shembuj unikë). Ndodh për asnjë arsye të dukshme. Ndodh, dhe kaq! Burra që humbasin kokën (dhe ndoshta edhe zemrat e tyre) për një tjetër, dhe ikin.
E pra, në të vërtetë janë zotërinj që preferojnë t’i mbajnë këmbët në një këpucë, për të marrë në shumicën e situatave aq kohë sa është e mundur për të menaxhuar familjen dhe dashurinë, duke i dëmtuar njëkohësisht të gjithë, kryesisht veten e tyre . Çfarë duhet të bëni në këto raste? Para së gjithash pyesni veten nëse loja vlen po aq sa dhe rrethanat; nëse përgjigja është po, pyetja e dytë është: sa kohë? Është e vërtetë se kush zgjat, fiton, por së pari le të pyesim veten nëse jemi me të vërtetë të sigurt se është me të vërtetë e vlefshme?!
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.