FB

July 22, 2025 | 20:30

Dashuria si akt krijimi, atje ku jemi të vërtetë! Një mesazh dashurie për t’u shpërndarë

 

Ti je timonieri i kësaj ëndrre. Unë thjesht dua të qëndrosh pranë, që ta mbash të gjallë bashkë me mua.

cift-i-lumtur

Në këtë botë që kemi krijuar, ti je krijuesi, drita që ndez këtë univers paralel ku unë ndjej qetësinë, ku lumturia merr formë.

Ti je e vërteta ime. Dhe ne, së bashku, jemi të vërtetë. Kjo ëndërr nuk është thjesht iluzion; është ndjenja më e sinqertë që kam përjetuar ndonjëherë.

Për këtë arsye, dua të jetoj përgjithmonë këtu, në ëndrrën tonë. Sepse këtu, gjithçka merr kuptim. Këtu nuk më mungon asgjë. Shpresat e mia më të thella, dëshirat që ndoshta nuk guxoja t’i shqiptoja, janë bërë realitet.

Faleminderit që më kuptove, pa fjalë të shumta, vetëm me qetësi!

Ëndrra jonë nuk kishte një fillim të qartë. Ishte si një ftesë nga boshllëku, një mundësi që ne e zbuluam bashkë – me sytë e hapur dhe zemrat të etura për diçka të re. Ne nuk e ndërtuam me forcë, por me pranimin e njëri-tjetrit, me dëshirën për të krijuar një “ne” të përbashkët.

Së bashku, pa ngutje, me ndjeshmëri, kemi rrëzuar çdo mur. Më ke dhënë një dhuratë që as nuk e kërkova, më bëre të besoj sërish. Dhe për këtë, unë nuk dua të të humbas. Nuk dua të zgjohem.

Qëndro! Sepse kjo ëndërr nuk ka kuptim pa ty.

Ti je shenja, ti je gjuha e trupit që më flet pa fjalë. Ti je prania që më bën të ndihem lakuriq dhe i sigurt në të njëjtën kohë. Vazhdo të më zbulosh, të më njohësh, të më duash jo vetëm për atë që jam sot, por edhe për atë që do të bëhem.

Edhe ëndrrat kanë frikë. Sepse kur ke diçka të shenjtë, gjithmonë ndjen një hije pas teje, frikën për ta humbur. Por kjo frikë nuk është dobësi; është dëshmi se sa shumë vlen kjo lidhje. Është më shumë se një ëndërr. Kjo është bota ime, vendi ku mësoj të jem, të dua, të rritem!

Nuk dua të largohem nga kjo botë që kemi krijuar! Jo vetëm për atë që ti ke bërë për mua, por edhe për atë që kjo ëndërr më ka bërë mua të bëhem për veten time. Sepse këtu ka besim, miqësi, dhe dashuri të pastër, pa kushte, pa frikë.

Dhe nëse një ditë gjithçka ndryshon…

Nëse kjo ëndërr përfundon dhe unë zgjohem, do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që kemi ndërtuar. Ti do të jesh gjithmonë revolucioni im, i vogël në dukje, por i madh në shpirt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top