FB

March 9, 2022 | 8:10

Dedikuar grave me shpirtin e lodhur

E provova saktësisht atë që ndjen ti tani. Isha aq bosh emocionalisht, saqë arrita të eksperimentoja atë gjendje mpirjeje që më bëri të humbas vullnetin për të jetuar. Nuk ndjeja as gëzim dhe as dhimbje. U bëra hije e vetes dhe vazhdoja të pyesja: “Si arrita këtu?”, “Pse nuk e njoh më veten?”, “Pse kam një shpirt kaq të lodhur brenda meje?” Nuk gjeta përgjigje për këto pyetje. Arrita në përfundimin se të jesh grua me shpirt të lodhur, kur u jep shumë nga vetja të tjerëve, mbetesh bosh brenda. Nuk i kursen ndjenjat.

Dëshira për të bërë të lumtur dikë tjetër ju bën të harroni lumturinë tuaj. Jeni e zënë duke fshirë lotët e dikujt tjetër, nuk gjeni kurrë kohë për t’u kujdesur për zemrën tuaj. Një grua me shpirt të lodhur, që lufton kur shikoni se bota juaj po rrëzohet. Kur harron ta vendosësh veten të parën. Pa lënë mënjanë faktin se ndonjëherë ju duhet edhe kohë për veten tuaj. Ndonjëherë do t’ju bënte mirë të thoni “jo” kur nuk të pëlqen të bësh diçka.

Ndonjëherë ju duhet vetëm të përkëdhelni veten dhe të relaksoheni. Vetmia ju ka konsumuar, apo jo? Ju vazhdoni t’i thoni vetes se një ditë gjithçka do të jetë më mirë dhe se dikush do t’ju vlerësojë për atë që jeni. Problemi është se, ndërkohë shpirti juaj është “sëmurë”. Dhe e gjen veten duke mos pasur as forcën për t’u ngritur nga shtrati. Asnjë forcë, madje as për një buzëqeshje. Pa lot. Pa dhimbje. Pa lumturi. Për të rigjetur veten dhe forcat për të ecur përpara, ju propozojnë listën e gjërave që duhet të bëni për të ndihmuar veten:

  1. Shpirti juaj është i lodhur, por është akoma i gjallë

Nëse keni arritur në pikën ku nuk mund të shihni asnjë rrugëdalje, nëse thjesht po mbijetoni, mbase është koha të ndaleni. Synoni të bëni diçka produktive sot. Është koha për të dalë nga ai shtrat dhe për të jetuar përsëri. Koha për t’u veshur, për të dalë dhe për të marrë frymë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ta bërë këtë, por për gjithçka që dëshironi të arrini, duhet të lëvizni. Është e rëndësishme të këmbëngulni dhe të mos dorëzoheni kurrë.

  1. Mbani pranë njerëzit e mirë dhe largojini ata jo pozitivë

Sigurohuni që të rrethoheni nga njerëz të mirë, në mënyrë që ata t’ju japin shtytjen që ju nevojitet për ta bërë shpirtin tuaj të gjallë. Lërini njerëzit jo pozitivë të shkojnë, ata shushunja emocionale. Mbylleni dhe vuloseni derën kur ata ikin. Nuk keni nevojë për ata në jetën tuaj. Duhet të rrethoheni nga dashuria dhe pozitiviteti. Shikoni familjen, miqtë tuaj: ndonjëherë fillon pikërisht nga aty. Ata nuk do të jenë në gjendje të luftojnë betejat tuaja për ju, por do të jenë pranë jush në çdo hap që hidhni.

  1. Përqafo ndryshimin

Përpiqu të bësh diçka të re, sa herë që ke mundësi. Shkoni në një ekspozitë të re, shikoni një komedi të sapodalë në kinema, bëni një udhëtim me biçikletë, regjistrohuni në një kurs ku mund të takoni njerëz të rinj. Planifikoni një udhëtim të këndshëm. Shikoni perëndimin e diellit.

  1. Nuk është puna juaj të bëni të tjerët të lumtur

Ata e dinë që jeni gjithmonë aty për të shpëtuar ditën e tyre. E dinë që mund të mbështeten tek ti dhe besojnë tek ti. Ata veprojnë sikur asgjë nuk mund të zgjidhet pa ty. Por beso: ata mund ta bëjnë atë edhe pa ty. Lërini të jetojnë jetën e tyre. Nëse vazhdoni të jeni gjithmonë aty për ta, do të vazhdoni t’i bëni vetes asnjë favor. Mos merrni barrë që nuk janë tuajat dhe lërini këta njerëz të mësojnë të mbajnë të tyret.

  1. Gjeni një mënyrë për të shëruar shpirtin tuaj

Kur ke një shpirt të lodhur, edhe shpirti juaj ka nevojë të “shërohet”. Ju mund të zgjidhni mënyrën më të përshtatshme për ta bërë atë. Për shembull, nëse jeni një person besimtar, mund të flisni me dikë brenda grupit tuaj ose të gjeni ngushëllim te një lutje. Mund të mësoni edhe të meditoni. Shumë njerëz rigjenerohen pas kësaj. Ose thjesht, vihuni në kontakt me natyrën.

  1. Bisedo me dikë që mund t’ju ndihmojë

Nëse mbani gjithçka brenda, shpirti juaj mund të lodhet. Gjëja më e mirë për të bërë në këto raste është të flasësh me dikë që mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë. Ndonjëherë gjithçka që na duhet është një kafe dhe një mik. Herë të tjera mund të kemi nevojë për disa këshilla të ekspertëve. Atëherë pse të mos provoni një terapi? Mund të jetë e dobishme. Terapistët janë në gjendje t’ju ofrojnë disa udhëzime për procesin tuaj të shërimit.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 165

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top