Muzika është shoqëruesi më i mirë i festave tona: në fakt, për një humor të mirë të garantuar dhe për t’u ndjerë i lumtur dhe në formë, asgjë nuk është më e mirë se të dëgjosh notat. Një pjesë muzikore e dëgjuar në kufje gjatë marrjes së diellit ose shëtitjes shkakton çlirimin e dopaminës, neurotransmetuesit të kënaqësisë: lumturia, pra, është gjithashtu një çështje kimie.
Endorfina dhe dopamina: grupi i notave dhe ritmit është vërtet i jashtëzakonshëm nëse mendoni se është në gjendje të modifikojë funksionimin e trupit tonë në një nivel shumë të thellë. Sipas studiuesve, dëgjimi i muzikës së preferuar gjeneron ndjesi që në përgjithësi shkaktohen nga praktikimi i aktiviteteve të tjera ose nga marrja e substancave që japin kënaqësi. Në fakt, muzika ndryshon ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës, shkakton ndryshime në temperaturën e trupit dhe shkakton emocione të vërteta kënaqësie. Ky është pikërisht fenomeni në të cilin përfshihen endorfina dhe dopamina, dy neurotransmetuesit që na japin kënaqësi dhe përmbushje.
Përfshirja e trupit dhe mendjes: sipas hulumtimeve të kryera në Kanada, muzika ka një efekt vendimtar në trurin tonë. Për të hetuar më mirë këtë fenomen, u mbajtën nën kontroll efektet e dëgjimit të muzikës tek një grup vullnetarësh dhe u theksua se sa më shumë të vlerësohet një muzikë, aq më shumë lidhet dëgjimi i saj me manifestime reale fiziologjike të kënaqësisë. Përveç modifikimit të ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, ka ndryshime në nivelin e djersitjes dhe në aftësinë e lëkurës për të përcjellë rrymë, një parametër që përdoret shpesh për të matur gjendjen emocionale të individëve. Nëpërmjet disa mjeteve diagnostikuese, si rezonanca magnetike, u arrit të vëzhgohej sesi dëgjimi i muzikës kontribuon në çlirimin e dopaminës.
Mbajeni dhimbjen larg: jo vetëm gunga dhe një ndjesi lehtësie dhe lumturie të jashtëzakonshme. Ndër efektet e tjera të dobishme të muzikës në trupin tonë, të marra falë prodhimit të endorfinës, është ai i të paturit veti qetësuese ndaj dhimbjeve fizike. Nuk mbaron këtu: është vërtetuar, për shembull, se dëgjimi i një pjese muzikore luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në ecurinë pas operacionit të pacientit. Dëgjimi i muzikës mund të jetë edhe sekreti i sportistëve: duket se shoqërimi me tinguj dhe melodi gjatë aktivitetit fizik rrit performancën në stërvitje, duke përmirësuar performancën dhe rezultatet.
Përgatiti K.I / Burimi www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.