Pa marrë parasysh se sa e vështirë është gjendja që po kalojmë apo si zemrat tona duken të thyera, ndjenja e përqafimit të nënave tona na bën të përtërijmë shpresat tona dhe të besojmë se më e mira do vijë, duke na treguar se kurrë nuk do të jemi vetëm.
Megjithatë, jo të gjithë ne mund t’i përqafojmë gjithmonë nënat tona. Nëse jetojmë larg ose sepse rutina e ethshme e moshës madhore na pengon të kalojmë çdo ditë kohë me to, përfundojmë duke humbur atë forcë pozitiv që na japin me përkushtimet e tyre. Por ka një mënyrë për ta kompensuar këtë mungesë.
Sipas një studimi të studiuesve në Universitetin e Çikagos në Shtetet e Bashkuara, telefonatat janë një ndihmë e madhe kur ne nuk mund të marrim përqafimet e tyre. Studimi tregoi se dëgjimi i zërit të nënave tona në telefon është po aq ngushëllues sa t’i përqafosh ato. Lajm i mirë për ata që janë larg, por nuk duan të ndalojnë forcimin e lidhjes me to!
Një total prej 61 vajzash, të moshës nga 7 deri në 12 vjeç, morën pjesë në studim. Studiuesit analizuan reagimin e tyre pasi folën me nënat e tyre, pas përjetimit të momenteve stresuese për shkak të një prove aritmetike publike. Vajzat u ndanë në 3 grupe. Grupi i parë u takua me nënat dhe mori ngrohtësi dhe rehati prej tyre. Grupi i dytë mori një telefonatë nga nënat e tyre. Ndërsa grupi i tretë pa një film që konsiderohej emocionalisht neutral, për rreth 75 minuta, pa pasur ndonjë kontakt me nënat e tyre.
Rezultatet treguan se ato folën në telefon me nënat, dërguan stimuj nga veshët në tru shumë të ngjashme me ato të grupit që ishin së bashku me nënat dhe morën përqafimet e tyre. Studimi gjithashtu tregoi se dy grupet e para arritën një rritje të njëjtë në nivelin e oksitocinës. Ndërsa vajzat në grupin e tretë nuk patën rritje të hormoneve. Studimi ofron një pikë kthese të vlefshme! Nëse një ditë jeni të trishtuar, të mbytur nga një situatë stresi ose lodhje, duke mos pasur nënën pranë, mjafton që ta telefononi dhe ajo do të jetë në gjendje t’ju bëjë të ndiheni më mirë!
Nënat janë me të vërtetë të çmuara dhe na bëjnë të ndihemi mirë, si nga larg ashtu edhe nga afër. Për sa njerëz të tjerë në jetën tonë mund të themi të njëjtën gjë? Duaje nënën tënde!
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.