Fëmijët nuk dehidratohen shpesh, por kur dehidratohen zakonisht është për shkak të humbjes së lëngjeve dhe jo për shkak se nuk po pinë mjaftueshëm ujë.
Mënyra më e zakonshme sesi një fëmijë humbet lëngjet është për shkak se mund të ketë parazitë në stomak që e bëjnë të vjellë shpesh ose të ketë diarre të herë pas here. Më të rralla janë rastet kur dehiratimi shkaktohet nga sëmundjet kronike, siç është niveli i lartë i sheqerit në gjak tek një fëmijë që ka diabet dhe e shkakton atë të urinoj më shpesh se zakonisht. Në të dyja rastet është pothuajse e pa evitueshme që fëmija do të dehidratohet. Pavarësisht se nga se shkaktohet shenjat e hershme të dehidratimit të një fëmijë mund të jenë të fshehta pra një fëmijë që ka nevojë për lëngje edhe mund të mos duket shumë i etur. Por për shkak të dehidratimit një fëmijë mund të ketë komplikacione serioze, prandaj është e rëndësishme t’i njohim shenjat e dehidratimit përpara së fëmija të arrij në këtë pikë kritike.
Shenjat e para të dehidratimit
Nëse fëmija juaj shfaq këto shenja të hershme të dehidratimit duhet të konsultoheni me pediatrin apo me mjekun e familjes për të marë masat e duhura.
⦁ Goja dhe gjuha duken të thara
⦁ Nuk po urinon si zakonisht
⦁ Frymëmarrja dhe të rrahurat e zemrës shpejtohen
⦁ Krahët dhe këmbët e fëmijës janë më të ftohta se zakonisht/pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.