Posta

August 19, 2017 | 10:19

POSTA nga Denata Toçe / Nuk ndihem mirë me punën e re

Sapo kam filluar një punë të re. Shoh se nuk po më pëlqen dhe aq. Kam filluar të kem ndjesi nënvlerësimi, por m’u desh gjashtë muaj kohë për ta gjetur këtë punë. Kështu që e di se do të jetë shumë e vështirë të kërkoj një punë tjetër e të zhvendosem. Ç’duhet të bëj për të qenë më e qetë?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Nuk është e thjeshtë të zgjedhim midis stresit në punë dhe stresit pa punë. Në këtë pikë, vlen të shihen avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej gjendjeve që keni përjetuar deri më tani. Kujtoni ditët tuaja pa punë dhe përpjekjet për të gjetur punë. Nuk besoj se ka qenë argëtim për ju, përkundrazi, do të ketë qenë një përpjekje e lodhshme, e mundimshme, me zhgënjime dhe shpresë e thyer në pritje deri në gjetjen e kësaj pune që ju keni aktualisht.

Pjesa më e madhe e jona, pranojnë të kryejnë kompromise mbi punën që kanë, pikërisht për shkak të këtij mundimi të tejzgjatur dhe zhgënjyes në pjesën më të madhe të rasteve. Tani, vështroni me kujdes punën që keni. Mendoni se është po aq stresuese apo edhe më e rëndë se qëndrimi pa punë? Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë, vlen të merrni në konsideratë largimin prej kësaj pune.

read

Nuk është e thjeshtë të përballesh me një punë që nuk e do dhe mbi të gjitha që ju bën të ndjeheni keq me vlerësimin e vetes suaj. Në këtë rast, për sa kohë kompromisi nuk është zgjidhja, është e udhës që të merrni një vendim sa më shpejt të mundni. Mos harroni asnjëherë se ju vleni shumë më tepër pa punë e në kërkim sesa në një punë dhe në vazhdim të vuajtjes pa mbarim. Vlen të shikoni prioritetet tuaja dhe të kujdeseni për ato në çdo rast, sa do i vështirë vendimi.

Mendojeni kështu, i papunë, ende zgjedhjen e keni ju në dorë, i punësuar, kërkesat vijnë çdo ditë dhe stresi është shumë më i madh. Ju nuk keni shumë hapësirë për të thënë JO.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top