Lifestyle

January 19, 2018 | 12:43

Del biografia e Zonjës së Parë, 7 gjëra që nuk i dinim për Brigitte Macron

Biografia e parë e Brigitte Macron, gruas së presidentit, prej pak ditësh është në raftet e librarive franceze. “Brigitte Macron, l’affranchie” është libri i gazetares së “Closer”, Maëlle Brun, e cila ka “rrëmuar” në jetën e mëparshme të Zonjës së Parë të Francës. Libri përmban edhe detaje të një novele erotike, që Emmanuel Macron ka shkruar kur ishte adoleshent, në kohën kur ishte lidhur me mësuesen e tij të artit, Brigitte, e cila është sot krah tij në Elize.  

1

Ja disa prej fakteve të panjohura deri tani mbi jetën e Brigitte Macron:

Ajo ishte patinatore

Në adoleshencën e saj, Brigitte Trogneux ishte pjesë e një skuadre patinatorësh në qytetin verior të Francës, Amiens, ku e ka origjinën.

Nuk ka qenë gjithmonë mësuese

Të gjithë e dinë se ajo u njoh me Macron gjatë kohës kur jepte mësime arti. Por kjo nuk ka qenë puna e saj e parë. Në vitin 1982, kur ishte 29 vjeçe, ajo ka punuar si sekretare shtypi për Dhomën e Tregtisë së Nord-Pas-de-Calais. Puna zgjati vetëm dy vjet, pasi ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Strasburg, ku bashkëshorti i atëhershëm nisi një punë të re.

2

Ajo ishte pjesë e politikës shumë kohë para Macronit

Gjatë kohës që jetoi në Truchtersheim, qytet pranë Strasburgut, ajo u përfshi në jetën lokale, ku organizonte evente të ndryshme. Në vitin 1989, ajo u përfshi në fushatën “Truchtersheim tomorrow”.

Nuk ishte mësuese si gjithë të tjerat

Brigitte e zbuloi prirjen e saj për të dhënë mësim krejt rastësisht. Me një master në letërsi, ajo dërgoi një CV në shkollën protestante në qendër të Strasburgut, ku filloi punë. Më vonë, ajo u diplomua në mësimdhënie për shkollat e mesme dhe filloi punë në shkollën katolike “La Providence”, në Amiens, ku u njoh me Macron.

Sipas ish-studentëve të saj, Brigitte ishte mësuese e pasionuar dhe e pazakontë. Ajo i çonte studentët të shikonin shfaqje, i dëgjonte me vëmendje edhe rrëfimet e tyre personale, madje edhe i ftonte të pinin një gotë me të.

Ajo ka punuar gjithmonë me Macron

Qëkur Macron u emërua ministër Ekonomie, Brigitte ka pasur gjithmonë një vend të privilegjuar në punën e tij. Madje, ajo shpesh ulej në krahun e tij të djathtë në mbledhjet zyrtare. Ajo planifikonte takime, priste gazetarët, madje edhe lexonte fjalimet apo deklaratat.

Macon është kritikuar shpesh për këtë gjë, por është përgjigjur se ajo nuk paguhej me paratë e taksapaguesve dhe lëvizja e saj ishte e panegociueshme.

Vdekja e motrës dhe impakti në jetën e Brigite

Në vitin 1961, kur Brigitte ishte adoleshente, motra e saj më e madhe vdiq në një aksident së bashku me të shoqin dhe fëmijën e tyre 6 vjeç. Libri thotë se trauma pas humbjes së motrës formësoi personalitetin e Brigitte, e cila nisi të ndërtonte një “mur” mbrojtës rreth vetes.

Ajo humbi të gjithë miqtë për shkak të lidhjes me Macron

Lidhja me Macron nuk ishte e lehtë për Brigitte. Përveç kontradiktave me familjarët, të gjithë miqtë i kthyen shpinën, thuhet në biografi.

Në libër citohet një njeri i afërt i Brigitte, i cili thotë se në atë kohë, ata të dy shiheshin si “viktima të murtajës” dhe më së miri këtë e tregon fakti se pak ditë pasi lidhja e tyre u bë publike, edhe miqtë më të afërt refuzuan t’i flisnin apo ta takonin mësuesen e artit. 

Përgatiti: Gazmira Sokoli / Tema Tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top