Këshilla & Arsye

November 11, 2016 | 12:41

Del me baktere, mos e konsumoni më këtë lloj djathi!

1Pas problemeve në Itali, tërhiqet përkohësisht nga tregu djathi Gorgonzola. Kopmania ka tërhequr nga gjithë pikat e shitjes ku tregtohej ky lloj djathi. Konsumatorët këshillohen të mos e blejnë, ose për ata që e kanë blerë ndërkohë të mos e konsumojnë,ose ta kthejnë mbrapsht.

Njoftimi i AKU: Shkak për këtë tërheqje nga tregu është bërë një sasi djathi Gorgonzola, e cila ka rezultuar me probleme në Itali. Bëhet fjalë për produktin “Gorgonzola S&D” 200 gr me nr. Lotto: 16279048, për të cilin kanë nisur procedurat e tërheqjes së produktit nga pikat e shitjeve, si pasojë e një mos përputhshmërie mikrobiologjike në disa pika shitjeje në Itali. Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për të njëjtin prodhim, përkohësisht është marrë masa e tërheqjes nga tregu nga vetë kompania deri në daljen e rezultateve të analizave. Ndërkohë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ,po kryejnë kontrolle në markete dhe supermarkete, për të verifikuar, nëse është tërhequr e gjithë sasia e djathit Gorgonzola. Mostrat e këtij djathi do dërgohen në laboratorin e references në ISUV ,nga ku pritet edhe rezultati i analizave. Qytetarët të cilët e kanë blerë këtë lloj djathi, mund ta kthejnë në në pikat e shitjes. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve të AKU-së, si dhe të denoncojnë çdo rast të cënimit të sigurisë ushqimore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top