Përtacia është konsideruar si një mëkat biblik, dhe në këtë shekull, mund të konsiderohet si e meta më e madhe që një punonjës mund të demonstrojë. Megjithatë, shkenctarët sugjerojnë se dembelizmi mund të jetë një shenjë e mirë.
Një studim duket se ka provuar se dembelizmi është një shenjë e inteligjencës superiore. Me pak fjalë, hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit me IQ më të lartë janë më pak aktivë në përgjithësi.
Për më tepër, studimi mbështet idenë se njerëzit me IQ të lartë mërziten shumë lehtë, gjë që i çon ata të shpenzojnë më shumë kohë duke menduar për gjëra të tjera të ndryshme.
Rezultatet janë bërë publike nga shkencëtarë të Florida Gulf Coast University që organizuan një eksperiment mjaft të thjeshtë. Në mënyrë të veçantë, ata kanë përdorur një test të shpikur 30 vjet më parë për të krahasuar rezultatet e disa nxënësve. Pyetësori “nevojë për njohje” fton pjesëmarrësit për të treguar se sa ata pajtohen me deklarata të tilla si “Unë me të vërtetë në një ditë me ngarkesë pune shpik zgjidhje të reja për një problem” dhe “Unë mendoj po aq sa kam nevojë”.
Në studim, janë përzgjedhur 30 “mendimtarët” dhe 30 “jo-mendimtarët” në mesin e kandidatëve. Rezultatet treguan se “mendimtarët” ishin shumë më pak aktiv gjatë asaj jave në krahasim me “jo-mendimtarët”.
Edhe pse tani ju keni një arsye për të qenë krenar me debelizmin tuaj, nuk është një avantazh i konsiderueshëm: shëndeti juaj do të vuajë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.