Këshilla & Arsye

August 17, 2017 | 9:39

Dembelizmi mund të dëmtojë si një sëmundje

1

Çfarë është dembelizmi?

Konsiderohet si një ves, dembelizmi përbën një gjendje t‘që mbulon’ trupin apo nivelin mendor. Çdokush mund të ndjehet dembel: kjo ndodh kur ne përjetojmë një  ndjenjë  të madhe dobësie, ju pengon nga të qenit aktiv dhe vital. Megjithatë, kur dembelizmi bëhet një mënyrë jetese pasojat mund të jenë serioze.

 

Ju mendoni se ju jeni një viktimë e përtacisë kronike ? Shikoni në stilin e jetës suaj.

Ju mund të bëheni një vëzhgues i vetvetes: përdorni një fletore ose smartphone dhe merrni shënime se si e kaloni ditën tuaj, gjërat që ju bëni,  zakonet që karakterizojnë jetën tuaj të përditshme. Mbajtja e një ditari ka një efekt terapeutik.

Çfarë mendoni kur gjeni veten në një situatë të caktuar? Kur ju zgjoheni cilat janë  mendimet tuaja të para? A mendoni se keni qëndrim aktiv ose pasiv ndaj ekzistencës? A merreni me sport? A keni një hobi?

 Dembelizmi dhe depresioni?

Sidomos momentet më të vështira të përtacisë gjatë jetës mund të fshehin simptoma depresive. Gjendja e pasivitetit, së bashku me një lodhje të thellë dhe mungesa e motivimit mund të transformojë një periudhë të apatisë në simptomën e një sikleti të thellë. Trupi dhe emocionet tuaja janë një mjet shumë i dobishëm për të kuptuar se çfarë ju jeni duke përjetuar. Kur jeni në depresion ndjeheni i përgjumur gjatë ditës dhe papritmas plot energji në fund të ditës, gjë e cila mund të ndodhë shpesh.

Kush është dembel shpesh jeton çdo ditë pothuajse me indiferencë, duke shmangur çdo gjë që mund të shkaktojë stres: ju preferoni një mënyrë jetese të izoluar, vendimet ua delegoni të tjerëve, kur është e mundur. Megjithatë, dembelizmi mund të maskojë një gjendje më komplekse. Dembelizmi mund të fshehë ndjenjën tonë të paaftësisë , frikën e dështimit apo edhe suksesit.

Një nivel i ulët i vetërespektit korrespondon me pak vetëbesim, që mund të reflektohet në zgjedhjet e përditshme. Përtacia në disa raste mund të komunikojë një zhgënjim të thellë, pakënaqësi apo nevojë për të ngadalësuar për shkak të peshave shumë të mëdha që kemi marrë mbi supe.

Si të kapërceni përtacinë?

Zbulimi i pasioneve tuaja është çelësi për të rifituar entuziazmin që na bën të rizbulojmë kureshtjen dhe dëshirën për të bërë gjëra.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top