Këshilla & Arsye

May 31, 2017 | 9:16

Dëmet e rënda të duhanpirjes tek bebet e palindura

Një studim i ri ka zbuluar dëmet e rënda që shkakton duhanpirja tek bebet ende të palindura. Shkencëtarët kanë zbuluar se kimikatet në cigare janë veçanërisht të dëmshme për qelizat në zhvillim të mëlçisë tek bebet.

1

Skuadra e udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut, por ku morën pjesë edhe Universitetet e Aberdeenit dhe Glasgowt, po ashtu zbuloi se nëna gjatë duhanpirjes dëmton mëlçinë e bebes shumë më shumë sesa të sajën. Mëlçia është jetësore në pastrimin e substancave kimike dhe luan rol parësor në rregullimin e metabolizmit. Pirja e cigareve, të cilat përmbajnë rreth 7000 kimikate, mund të dëmtojë organet e fetusit duke çuar në dëme që zgjasin për një kohë të gjatë në jetë. Studimi është publikuar në revistën “Archives of Toxicology”./tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top