Kohët e fundit, kemi parë shpesh të qarkullojë në treg çaji detox, i cili është përdorur nga individë të ndryshëm, në të gjithë botën, si dhe nga personazhe të famshëm, duke përfshirë, Cardi B, Kylie Jenner, Demi Lovato. Përdorimi i këtij çaji jo gjithmonë ka efekte pozitive, pasi ndonjëherë efektet që ai shkakton mund të jetë shumë më të rrezikshme, se sa ju mund të besoni.
Çajrat detox janë tregtuar në mënyra të ndryshme, por shumë prej tyre përdorin gjuhën e koduar për të pretenduar se janë në gjendje të ndihmojnë përdoruesit të humbin peshë. Disa prej tyre thotë se është formuluar për të “rritur programin tuaj të menaxhimit të peshës”, ndërsa disa të tjerë garantojnë rënie peshe, në mënyrë të menjëhershme.
Por efektet anësore që ato shkaktojnë në organizëm, janë të pashmangshme. Përdorimi i këtij lloj çaji mund të shkaktojë dëme serioze në mëlçi dhe zorrën e trashë. Përbërja e çajit detox, është e realizuar duke kombinuar kafeinë me substanca që kanë efekt laksativ. Nëse dikush duket se ka humbur peshë gjatë përdorimit të çajit detox, ka më shumë gjasa të ketë arritur këtë rezultat për shkak të sasisë së ujit, që humbet përmes efekteve të substancave laksative.
“Një pjesë e madhe e përbërësve të detox, janë paramenduar që të shkaktojnë humbje të ujit”, tha dietologia Orla Walsh për The Independent. Ajo shpjegoi se rezultatet, nëse ka të tilla, janë për shkak të “humbjes së lëngjeve dhe dehidratimit”. Përdorimi i gjerë i laksativëve të çdo lloji, mund të shkaktojë dehidratim sepse trupi nuk mban mjaftueshëm ujë, duke shkaktuar efekte të dëmshme në përqendrim, tretje, funksionimin e zorrëve.
Por rreziqet shkojnë përtej efekteve anësore të përkohshme. Administrata e ushqimit dhe ilaçeve (FDA), në SHBA, ka raportuar disa vdekje që rezultojnë nga abuzimi i çajit laksativ”.
‘’Abuzimi i tepruar me laksativ mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në mëlçi, zorrë të trashë dhe fusha të tjera të trupit. Një rast në vitin 2017, zbuloi se çaji i detoks kishte shkaktuar dështim akut të mëlçisë tek një grua, e cila e kishte konsumuar këtë çaj për dy javë rresht dhe mjekët që e trajtuan gjetën se gjashtë përbërës në çaj ishin potencialisht helmues ndaj qelizave të mëlçisë.”
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.