Këshilla & Arsye

April 19, 2018 | 12:53

Dëmet që shkaktojnë mediat sociale në shëndetin tonë

Rritja e rrjeteve sociale ka bërë që popullsia globale të jetë më e lidhur se ç’ka qenë gjatë tërë historisë. Megjithatë, përdorimi i rrjeteve sociale mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin tonë mendor, ku njerëzit mesatarisht e kontrollojnë telefonin mbi 30 herë në ditë.

Ndonëse platformat e rrjeteve sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i shpeshtë mund të bëjë që të ndiheni të palumtur dhe të izoluar në periudhë afatgjate.

Më poshtë i keni disa mënyra se si ndikojnë negativisht rrjetet sociale në shëndetin tuaj mendor.

Vetëbesimi

Të gjithë kemi të ‘meta’, disa prej të cilave i themi në publik, e disa preferojmë t’i mbajmë për veten. Sidoqoftë, krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tej mase vetëbesimin e një personi.

Në fakt, një studim i kryer në Danimarkë ka zbuluar se shumë persona vuajnë nga “xhelozia e Facebook-ut” dhe ata që i shmangin rrjetet sociale raportojnë se janë më të kënaqur me jetët e tyre.

Lidhja njerëzore

Si qenie njerëzore, është e rëndësishme për neve të jemi të aftë të komunikojmë me njëri-tjetrin. Por kjo mund të jetë e vështirë të bëhet kur jemi të ‘ngjitur’ për ekrane, dhe kur më shumë i preferojmë miqtë e internetit sesa personalitetet reale.

Kujtesa

Rrjetet sociale mund të jenë të mahnitshme nëse dëshironi t’i shikoni disa kujtime nga e kaluara. Sidoqoftë, rrjetet sociale gjithashtu ju shkaktojnë probleme të mbani mend gjëra të reja.

Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë kohë për ta fotografuar një objekt interesant që nuk e kanë parë më herët, por dështojnë ta shijojnë me sytë e tyre dhe ta mbajnë mend atë.

Përqendrimi

Nëse e keni vërejtur se kohëve të fundit keni probleme të përqendroheni apo fokusoheni në diçka, atëherë fajtorë janë rrjetet sociale. Rrjetet sociale i shpërqendrojnë njerëzit dhe ndikojnë që përdoruesit të kenë probleme me përqendrim dhe fokusim.

Shëndeti mendor

Jo vetëm se është dëshmuar që rrjetet sociale e shkaktojnë palumturin, por edhe mund të çojnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top