Këshilla & Arsye

April 19, 2018 | 13:04

Nga Lira Gjika / Fëmija nuk bën gabime 

Fëmija po rritet, po zbulon veten, po zbulon kufijtë dhe mjedisin ku është pjesë. Po mëson gjuhën, po mëson fjalën, si t’i gërshetojë ato. Po mëson, “ç’është mirë dhe ç’është keq”. Po mëson: veprimi, që bëri, si është? Po fjala që tha, a ishte ajo e duhura? A i pëlqeu mamit, po babit? Po i rrituri pse reagoi ashtu, po një radhë më parë, reagoi ndryshe.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija po eksperimenton, për të njohur deri ku mund të arrijë dhe si mund ta bëjë më mirë. Prindërit, apo zëvendësuesit e tyre, janë aty, jo që t’i ndëshkojnë, por t’i ndihmojnë, t’ia lehtësojë “punën”, duke aprovuar apo tërhequr vëmendjen, apo duke nxitur, që ta përsërisë. Të inkurajojnë fëmijën, të mos mërzitet kur nuk del ashtu siç, ai fëmija, e dëshiron, apo duke i konstatuar se sot e kreu më mirë se dje, apo sot, nuk e çoi deri në fund, apo përqendrohu pak më shumë. Mbi të gjitha si ti përdori për mirë gabimet.

Njeriu në përgjithësi, dhe fëmija në veçanti mësojnë nëpërmjet gabimit, por jo duke i ndëshkuar, por duke e ndihmuar të njohë vetinë e veprimit, se cili veprim do ta bëjë të ndihet mirë dhe cili veprim të ndihet keq, i mërzitur, ose i inatosur. Pra prindërit, të rriturit, janë aty, për t’i mbështetur dhe siguruar, që nuk janë vetëm. Të rriturit nuk janë aty, që ti tregojë fëmijës atë që ai di më mirë, “që nuk di”. I rrituri është aty ti tregojë, se dikur edhe ai ka qenë në këtë situatë si ai, fëmija, i parritur dhe ja ka dalë. Tani është radha e tij, që të ndihmojë dhe fëmija të rritet. 
Nëse prindërit dhe të rriturit, në përgjithësi, do të informoheshin sado pak për fëmijërinë në përgjithësi dhe moshën përkatëse në veçanti, kjo do të ndihmonte të bënin mirë punën e tyre dhe nuk do të dallonin gabimet e fëmijës, por arritjet e tij. Gabimin mbase e bëjnë të rriturit, që dallojnë gabimin dhe jo, sa është rritur dhe, sa shumë tenton të përvetësojë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top