Rrezet e diellit në stinën e verës ju bëjnë të ndiheni mirë, por ato janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Megjithëse pasojat nuk ndihen menjëherë, ato krijojnë rrudha dhe janë ndër shkaqet kryesore të kancerit të lëkurës.
Me kalimin e kohës, rrezet ultraviolet (UV) dëmtojnë fibrat në lëkurë. Kur këto fibra prishen, lëkura nis të varet dhe të tërhiqet, mavijoset dhe plasaritet më me lehtësi, duke kërkuar më shumë kohë për t’u shëruar. Sa më gjatë të rrimë në diell, aq më shumë në lëkurë mund të shfaqen quka, njolla të bardha, si dhe mund të zgjerohen enët e vogla të gjakut.
Burimi / Instituti i Shëndetit Publik
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.