Demokracia është Fuqia e Popullit, dhe është shpresë, forcë që e vërteta triumfon!
Nga Donila Pipa, PhD.
Demokracia është mundësi që të gjithë të ndihen të barabartë në aksesushmëri dhe akses në të drejta!
Nuk është e lehtë të jesh i moshuar edhe të mendosh që edhe i vetëm mund të kërkosh të drejtat e tua të respektohen në një shtet të së drejtës.
Demokraci është kur ai person me aftësi të kufizuara nuk diskriminohet dhe përjashtohet.
Demokraci është kur të gjithë paguhen njësoj, burrat dhe gratë për punë dhe vlerë të barabartë.
Demokraci është që ata drejtues që kanë pushtetin ta përdorin atë për të qenë më afër qytetarëve që ju japin votën.
Demokraci është të edukojmë brezin e ri që e drejta dhe e vërteta triumfojnë!
Të besosh që ndryshimi vjen nga ata që u japim njerëzve shpresë është vlerë!
Njerëzit dhe demokracia e vërtetë erdhi nga ata që besuan që fuqia për të kërkuar të vërtetën nuk është iluzion!
Të jetojmë në Demokraci do të thotë që demokracinë e brishtë ta kthejmë në realitet!
Për të jetuar në një botë pa barriera kemi nevojë për Histori Suksesi, ku secili nga ne është Një Model.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.