ILaser nuk është thjesht një teknologji, është një filozofi e re në kujdesin estetik, që ndryshon rregullat e lojës. Në një epokë ku bukuria nuk kërkon më ndërhyrje agresive për të shkëlqyer, ILaser vjen si përgjigja inteligjente, efektive dhe e sigurt ndaj shumë problematikave të lëkurës dhe trupit.
Përmes një rrezatimi preciz dhe jo-invaziv, kjo pajisje e avancuar rikthen natyrshëm freskinë, tonifikimin dhe harmoninë e lëkurës, pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi. Qoftë për lifting të fytyrës, trajtimin e celulitit, rigjenerimin e lëkurës apo konturimin e trupit, ILaser ofron zgjidhje të shpejta dhe rezultate që zgjasin. Në zemër të këtij vizioni që bashkon shkencën me kujdesin personal qëndron Dermoestetik Unik, një nga klinikat më vizionare të momentit në Shqipëri. Këtu, teknologjia ILaser përdoret nga duart e sigurta dhe përkushtuara të dr. Denisa Zhegu, e cila, e frymëzuar nga eksperiencat e saj ndërkombëtare, ka sjellë këtë filozofi të re trajtimi në klinikën Dermoestetik Unik.
“ILaser është reflektimi i një epoke ku estetika nuk ka më nevojë për ndërhyrje agresive për të sjellë rezultate të mëdha”, thotë dr. Denisa. “Një epokë ku trajtimet janë më të zgjuara, më të sigurta dhe me rezultate të qëndrueshme, shpesh që pas seancës së parë. Nuk premton perfeksion artificial, por nxjerr në pah versionin më të mirë të vetes, duke e bërë kujdesin për veten një zgjedhje të përditshme, jo një ndërhyrje ekstreme”.
Në Dermoestetik Unik kjo pajisje e avancuar është më shumë sesa një lazer, është një risi që sjell rezultate të mëdha pa ndërhyrje agresive. Rrezet e saj të sakta dhe të sigurta rikthejnë butësisht shkëlqimin e lëkurës, rigjenerojnë, tonifikojnë dhe rimodelojnë trupin me minimalizëm dhe efikasitet. Qoftë për lifting të fytyrës, reduktimin e celulitit, trajtimin e strijave apo rigjenerimin vaginal, ILaser punon me kujdes dhe inteligjencë, duke shmangur dhimbjen, dëmtimet apo kohën e rikuperimit. Falë teknologjisë diode 1470 nm dhe certifikimit nga FDA, ILaser garanton siguri maksimale dhe efikasitet të menjëhershëm, shpesh që në seancën e parë. Në duart e mjekëve të specializuar, ILaser nuk është vetëm një trajtim, është një përvojë që rikthen vetëbesimin dhe natyralitetin. Sepse bukuria nuk ka nevojë të transformohet, thjesht të zbulohet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.