Mirëqenie

September 5, 2017 | 10:31

Depresioni dhe ushqimi

Për fat të keq, nuk ka dietë specifike që është provuar të lehtësojë depresionin. Megjithatë, disa ushqime mund të lehtësojnë simptomat ose t’ju vënë në një gjendje humori të mirë. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë si pjesë e trajtimit tuaj të përgjithshëm.

1

Antioksidantë parandalojnë dëmtimin e qelizave

Trupat tanë zakonisht formojnë molekula të quajtura radikale të lira, por këto mund të çojnë në dëmtimin e qelizave, plakjen dhe probleme të tjera.

Studimet tregojnë se truri është veçanërisht në rrezik. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar plotësishtradikalet e lira, mund të pakësoni efektin e tyre shkatërrues duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, që përfshijnë:

  • Beta-karoten: kajsi, brokoli, karota, pjeshkë, kungull, spinaq, patate e ëmbël
  • Vitamina C: boronica, brokoli, kivi, portokall, speca, patate, luleshtrydhe, domate
  • Vitamina E: margarinë, arra dhe fara, vajra bimore, gruri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top