Në fokus

July 30, 2016 | 7:00

Depresioni, femrat dy herë më të rrezikuara

Psikologe Hipnoterapiste Klinike Pedagoge pranë UET

Psikologe
Hipnoterapiste Klinike
Pedagoge pranë UET

Depresioni është një çrregullim, i cili shkakton ndjenja konstante të trishtimit dhe humbjes së interesit. Depresioni ndikon në mënyrën se si ndien, mendon dhe sillesh Depresioni shkakton probleme emocionale dhe fizike. Tipike e njerëzve që vuajnë nga depresioni është vështirësia për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme, si dhe mund të mendojnë se jeta nuk ia vlen të jetohet, se është vetëm vuajtje e trishtim. Të ndihesh i trishtuar apo si e quajmë ndryshe “depresion” na ndodh të gjithëve, por kjo ndjesi kalon pas pak kohësh. Ndërsa depresioni klinik ndikon te njerëzit në jetën e tyre të përditshme, dhe funksionimi normal është minuar aq sa i kalon kufijtë e individit dhe prek njerëzit të cilët i qëndrojnë pranë. Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

Mendimet vetëvrasëse: Femrat më shumë tentojnë, ndërsa meshkujt e kryejnë këtë akt 4 herë më shumë se femrat, sepse përdorin metoda më vdekjeprurëse.

Pavendosmëri: Të marrësh vendime është një proces i përpunimit të informacionit, i cili ulet gjatë periudhës depresive. Njerëzit kanë probleme për të marrë vendime edhe për gjëra shumë të vogla të jetës (të shkojnë në dyqan, të takojnë një mik).

Përdorimi i substancave: Njerëzit që pinë alkool janë dyfish më depresivë se ata që nuk pinë. Është një metodë e shkurtër dhe më pake bezdisshme sesa të shkosh e të kërkosh ndihmë te profesionistët.

Ankthi: Studimet kanë nxjerrë një lidhje të fortë midis çrregullimit të ankthit dhe depresionit. Meshkujt e kanë më të vështirë të tregojnë që janë ankthiozë, por më të lehtë të shprehin mërzinë dhe trishtimin se kanë humbur vendin e punës apo se diçka nuk po shkon mirë.

Stresi: Studimet nxjerrin se stresi i tejzgjatur shkakton ndryshime në trup, por edhe në tru, gjë që mund të çojë lehtësisht drejt depresionit. Meshkujt shpesh depresionin e etiketojnë si stres. Humbja e dëshirës seksuale është një nga pikat ku depresioni lë gjurmët e veta, dhe meshkujt e kanë shumë më të vështirë për ta treguar se femrat. Problemet me gjumin e tepërt ose me pagjumësinë shoqërojnë simptomat e depresionit, ashtu si edhe problemet me peshën, dhimbjet e pashpjegueshme nga doktori, inat dhe zemërim. Përveç shkaqeve gjenetike, traumave të kaluara gjatë jetës, largimi nga jeta i një njeriu të dashur, problemet e mëdha financiare, humbja e punës, disa shkaqe që mund të konsiderohen të parëndësishme e që shkaktojnë depresion janë:

• Stinët (ndryshimi i stinëve dhe kur mungon dielli)

• Pirja e duhanit

• Problemet me tiroidet

• Mungesa e gjumit

• Koha e gjatë që mund të shpenzoni në rrjetet sociale

• Vendi ku jetoni

• Mungesa e peshkut në dietë

• Marrëdhënia jo e mirë me motrat dhe vëllezërit (sidomos te fëmijët)

• Kontraceptivët që merren për të kontrolluar shtatzëninë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top