Shpenzojmë kohë dhe të ardhura për të arritur qëllimet në jetë, të cilat mund të jenë nga më të ndryshimet.
Nëse e gjeni veten skllav të një plani tepër ambicioz për jetën në kokën tuaj, gjëja më e mirë është në fakt të hiqni dorë. Të paktën këtë sugjeron Katherina Koppe, nga “Universiteti i Friedrich Schiller”, ku tregon se njerëzit me depresion janë më të mirë për ta bërë këtë gjë.
Koppe thotë: “Ata të cilët heqin dorë, janë fitues, edhe pse ndoshta si fillim duket pak paradoksale. Për njerëzit që vuajnë nga depresioni është më e thjeshtë të heqin dorë kur gjenden përballë problemeve të vështira për t’u zgjidhur. Në këtë mënyrë, ata mbajnë nën kontroll më shumë fatin e jetës së tyre”.
Në eksperimentin që Katherina bëri me disa vullnetarë, rezultoi se njerëzit me shenja depresive janë më të predispozuar të heqin dorë nga problemet e mëdha dhe të fokusohen tek ato që mund të zgjidhen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.