Të gjithë ne kemi mendime negative kur jemi në humor të keq. Por, tek njerëzit që vuajnë nga depresioni mendimet jashtëzakonisht negative shtrembërojnë pikëpamjen e tyre të realitetit. 15% e njerëzve që vuajnë nga depresioni shpesh rrezikojnë jetën e tyre.
13 shenjat më të zakonshme të depresionit:
- Trishtim, luhatje humori, ose “humor të keq” gjatë gjithë kohës
- Ankth, nervozizëm, trishtim, frika për të ardhmen ose ndjenjë të papërcaktuar të frikës
- Luhatje në nivelin e energjisë;
- Mungesë të përqendrimit, shpirtvogëlsi, pavendosmëri
- Mungesë të gjumit
- Faji i ekzagjeruar. Këta njerëz janë të shqetësuar për probleme të kaluara ose aktuale, vënë në dyshim sjelljen e tyre. Ata shpesh kanë një ndjenjë të urrejtjes, një vetëurrejtje
- Humbja (dështimi, humbja e reputacionit dhe parave, humbja e dashurisë ose vdekja e një të dashuri), e cila çon në një ndjenjë të inferioritetit, humbje të vetëvlerësimit dhe vetëbesimit, e shoqëruar nga një frikë e braktisjes dhe humbjes së një personi
- Humbja e interesit, paaftësia për të qeshur dhe për të arritur kënaqësinë në sfera të ndryshme të jetës,mungesë të dëshirës seksuale
- Humbja e shpresës, ndjenja të vetmisë
- Mungesë oreksi ose të ngrënit tepër
- Lodhje, paaftësi për punë ose aktivitete në përgjithësi
- Pesimizëm në çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen, dëshpërim, të shqetësuar për gjëra të vogla, të qara të tepruara
- Mendime se jeta është e pakuptimtë, dhe mendimet për vetëvrasje.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.