Shkaku i saktë që e shkakton atë nuk dihet, por duket se pamja e tij lidhet me ndryshimet hormonale gjatë dhe pas lindjes. Rrethana të tjera të tilla si shtatzënia e padëshiruar, mungesa e mbështetjes familjare, probleme financiare, trauma të mbartura, ndër të tjera, mund të rrisin rrezikun e vuajtjes nga depresioni.
Nga Valentina Telhaj, psikoterapiste
Disa nga simptomat e mëposhtme, janë të rëndësishme për të kuptuar se kur ka nevojë një nënë e re.
Shenja të tilla si:
-Axhitim dhe nervozizëm;
-Ndryshime në oreks;
-Ndenja të pavlefshmërisë ose fajësisë;
-Ndjenja të tërheqjes ose shkëputjes;
-Mungesa e kënaqësisë ose interesit për të gjitha ose shumicën e aktiviteteve;
-Humbja e përqendrimit;
-Humbja e energjisë;
-Probleme gjatë bërjes së punëve në shtëpi ose punë;
-Ankth i konsiderueshëm;
-Mendime për vdekje ose vetëvrasje;
-Vështirësi për të fjetur.
– Sulme paniku;
– Vetëvlersim i ulët, etj.
Si t’i trajtojmë?
Nevojitet ndihmë e posaçme me psikoterapi individuale ose në grup. Pastaj, në varësi të ashpërsisë së simptomave mund të nevojitet edhe trajtim farmakologjik nga mjeku psikiatër.
Kur t’i drejtoheni mjekut?
Nëse simptomat janë të një niveli alarmant si dhe nëse zgjasin për më shumë se 2- javë duhet patjeter t’i drejtohen mjekut psikiatër dhe psikoterapistit. Shumë herë këto nëna nuk janë në gjendje të kërkojnë vetë ndihmë, por familja duhet të jetë vigjilente dhe t’i shikojë me kujdes këto reagime emocionale dhe simptoma që përmendëm pak më lart, për t’i ardhur në ndihmë çdo nëne të re, në menyrë që t’i ndihmojmë dhe të parandalojmë përkeqësimin e gjendjes së tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.