FB

March 20, 2021 | 8:04

Depresioni, simptomat, klasifikimi, mënyrat e kurimit

 

 

Një person i depresuar, veprimet i shfaq në mënyrë të pakontrolluar, duke filluar: Që nga të shprehurit e mendimeve në mënyrë jo logjike. Përcjellja e mungesës së vetësigurisë. Fajësimi i vetes edhe kur nuk është fajtor. Pi më tepër se zakonisht cigare dhe alkool. Ndjehet i pafuqishëm dhe i padobishëm. Humbet sensin e humorit. Ndjehet keq shpirtërisht në shumicën e kohës. Bëhet i padurueshëm për të tjerët, duke u grindur pa shkak. Nisur nga këto simptoma të drejtpërdrejta, personi diktohet lehtësisht që vuan nga depresioni..!

1

Çfarë është depresioni?

Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative, nëpërmjet ndjenjës së frikës, shqetësimeve të brendshme, si dhe bëhet i dallueshëm në reagimet e të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për të vepruar, të qenit në dëshpërim dhe në qëndrime pesimiste ndaj të ardhmes.

dr-ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S. Larti

 

Ndërsa, sipas mjekut specialist i psikiatër Tapio Halla, (i cili punon në grupin e rehabilitimit të personave me depresion), me depresion kuptohet: “gjendja e njeriut kur ai kalon një gjendje të vështirë mendore, vuan për një kohë të gjatë dhe jeta i duket kot”. Kur njeriu është i depresionuar, ai nuk mund të gjejë kënaqësi në asgjë. Njeriu i depresionuar e ka të vështirë të fillojë një punë dhe lodhet shpejt. Marrja e vendimeve është në shumicën e rasteve e vështirë, si dhe përqendrimi në mësim ose në lexim ose realizimin e detyrave është shumë i pakët.

Dobësimi i aftësisë vepruese, është dukuri e zakonshme te mjaft individë të depresuar. Kjo shfaqet në çdo moshë, por më e përhapur është te mosha e 40-60-vjeçarëve e më goditëse në moshat edhe më të mëdha.

Në thelbin e çrregullimeve afektive dominon çrregullimi i disponimit në kuptimin e hipertermisë, përgjithësisht në rritjen e reaksionit afektiv që nuk është në korrelacion me realitetin objektiv, pra me faktorët objektivë. Hipertermia manifestohet me diskonim të shtuar e të shpeshtuar patologjik (subdepresion, depresion). Është vërejtur që sëmundjet afektive përfundojnë me shërimin e tyre spontan, ndërsa sëmundjet e tjera që kanë çrregullime në funksionet kognitive, vështirë zbulohet rrjedha e tyre dhe shumica përfundojnë në demencë. Çrregullimet e humorit (të quajtura si çrregullime afektive), përfshijnë spektrin e emocioneve që lëvizin nga depresioni i thellë deri në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani.

 

Simptomat e depresionit

Depresioni mund të shkaktojë një numër të madh simptomash, të cilat mund të jenë: emocionale, fizike, motivuese, si dhe kognitive. Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Personat që vuajnë nga depresioni mund: të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm, të jenë të angazhuar në mendime negative, të kenë mërzi, urrejtje, të jenë nën tension, bëhen vartës të përdorimit të alkoolit dhe substancave narkotike; kanë zvogëlim të energjisë (e kanë ndjenjën e humbjes së energjisë); ndjenjën e të qenit të pavlerë dhe të padobishëm; nuk kënaqen me aktivitete; humbin aktivitetin e marrëdhënies seksuale; ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës; kanë mendime për vetëvrasje; ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë tepër dhe shtojnë në peshë; ose nuk hanë mirë dhe humbin në peshë; kanë vështirësi përqendrimi apo të marrjes së vendimeve; shkëputen nga të tjerët (izolohen), në vend që të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje etj.

Femrat janë më tepër të predispozuara për t’u bërë më depresive se sa meshkujt. Rreziku më i lartë për gjininë femërore mund të jenë ndryshimet hormonale, që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopauzës ose shtatzënisë.

Megjithëse rreziku te meshkujt është më i ulët, depresioni mund të kalojë pa u diagnostikuar. Kjo për faktin se shumë meshkuj maskojnë sëmundjet e tyre me pije alkoolike, përdorin drogë, bëjnë abuzime dhe ushtrojnë dhunë. Vetëvrasja është rrezik serioz për gjininë mashkullore, 4 herë më lartë se sa femrat.

2

Edhe personat e moshuar, që humbasin njerëzit e dashur, ndryshojnë banesat ose që sëmuren, mund të kalojnë në depresion. Njerëzit e moshuar nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe depresionin që kanë, ndaj dhe duhet pasur kujdes në shfaqen e simptomave që u radhitën më lartë.

Personat që bien në depresion përjetojnë ndjenjën e fajit, i pushton mendimi dhe ideja se janë mëkatarë, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje sa t’i duket vetja i përhumbur. Gjithashtu, këta persona nën depresion kanë pagjumësi, zgjim të përsëritur dhe të hershëm, ndaj dhe nuk kanë freskinë e mëngjesit, duke qenë të ngathët dhe të pafuqishëm dhe ndihen shumë keq.  Nga mesi i ditës gjendja e tyre përmirësohet dhe në mbrëmje bëhet relativisht e më përballueshëm.

Ai që vuan nga depresioni ndonjëherë përhumbet në gjumë të thellë apo dhe të fjetur më tepër se zakonisht. Mungesa e oreksit dhe ulja në peshë kanë të bëjnë me depresionin, ndonëse ndonjëherë i depresuari mund edhe të ketë oreks të tepruar.

Njeriu i depresuar është në shumicën e rasteve i nervozuar dhe ai mund të jetë në vështirësi në shoqërinë e të tjerëve. Edhe akuzat e tepruara kundër vetes janë të zakonshme. Gjithashtu, edhe mendimet në lidhje me vdekjen dhe mendimet për vetëvrasje janë të zakonshme për njeriun që vuan nga depresioni. Personat që përjetojnë depresion kanë dhimbje të ndryshme fizike si në  kokë, muskuj, stomak, ndërsa dhimbjet e shpinës janë të shpeshta dhe shkaku i tyre nuk gjendet në organizëm.

 

Nga vjen depresioni?

Depresioni vjen zakonisht nga rastet kur kemi te bëjmë me ndryshime të mëdha në çështjet jetësore. Rastet që provokojnë e nxisin depresionin në përgjithësi sipas studiuesve të kësaj fushe janë kur: njeriu humbet të afërm te rëndësishëm të jetës së tij; gjëra të rëndësishme jetike si:  vendin e punës, pronën, biznesin, tej,.

Ndonjëherë personi bie në depresioni dhe në rastet kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë që të triumfoje mbi sfidat e reja e të mëdha të jetës. Të tilla sfida mund të jenë, psh., ndërrimi i vendit të punës pa dëshirë, shpërngulja në një vend të ri banimi, përshtatja me vështirësi ndaj një kulture të re ose mësimi i një gjuhe të re. Kur kërcënohet apo tentojnë ta dhunojnë si nga ana fizike e sidomos psikologjike. Ka raste që disa njërës kalojnë në depresion kur iu bëhen padrejtësi, apo ju ngarkohen përgjegjësi në mënyrë krejt të pa saktë e sidomos të qëllimta, sikurse dhe në rastet e hakmarrjes, gjakmarrjes, apo dhe në rastet e diskriminimi për shkak të, ngjyrës racës, besimit fetar, bindjeve politike tej.

Disa njerëz bien në depresion me lehtë se disa te tjerët. Kjo mund te jetë, psh., dhe si pasojë e faktorëve gjenetikë dhe e karakterit të njeriut. Kur një person bie në depresion ndodhin mjaft ndryshime dhe kjo fillimisht nis pikërisht në aktivitetin e trurit, ndryshime këto, që mbarojnë dhe normalizohen kur depresioni kalon.

3

Si mund të kurohet depresioni?

Çdo person duhet të kërkojë ndihmë pa u ndrojtur në rastet kur vuan nga depresioni për një kohë të gjatë, sikurse dhe kur depresioni e pengon ne aktivitetet e jetës së përditshme. Kur një person e ndjen veten se ka rënë në depresion dhe nuk del dot vetë nga gjendje, përfshi këtu dhe ndihmesën që i jepet nga pjesëtarët e familjes apo deri dhe shokët/shoqet që me ta ndihet mirë. Në këtë duhet patjetër që personi që ndjehet i depresuar të konsultohet me një psikolog-këshillimi, klinik e deri me një mjek psikiatër kur e shikon veten shumë të rënduar.

Njeriu që vuan nga depresioni akuzon shpeshherë veten për gjendjen e tij dhe kjo e shton apo rëndon edhe më shumë rënien në depresion.

Si fillim, është mirë që personi në depresion të gjejë mënyra dhe forma për ta qetësuar veten, për të minimizuar sa të jetë e mundur çrregullimet që ndjen. Në të shumtën e rasteve kur një person ka rënë në depresion është e vështirë të marrë vendime madhore, ose zgjidhje problemesh të koklavitura dhe nëse është e mundur është mirë që zgjidhja e tyre të bëhet në një kohë të më vonshme. Shërimi nga depresioni do kohë dhe zakonisht zgjat me javë të tëra, ndonjëherë edhe muaj.

Shërimi i depresionit mund të arrihet me këshilla dhe terapi psikologjike të shoqëruar dhe me medikamente anti-depresive. Terapia psikologjike është një nga mënyrat më efikase për t’u trajtuar depresioni. Në këtë proces ka mënyra të ndryshme trajtimi: terapia psiko-dinamike nënkupton vëzhgimin e traumave dhe ngjarjeve në jetën e individit, që mund të kenë shkaktuar depresioni si: psikoterapia individuale e cila nënkupton modalitetet e bazuara në principet psiko-dinamike, që përdoret për mjekimin e formave të lehta dhe kronike të depresionit.

Terapia inter-personale thekson rëndësinë e edukimit mbi depresionin dhe ndihmon individin të zhvillojë strategji më të mira për trajtimin e situatave jetësore aktuale.

Psikoterapia grupore mund të ndihmojë individët depresivë që të përmirësojnë aftësitë sociale dhe vetëvlerësimin;

 Terapia kognitivo-bihevioriste bazohet në kushtin paraprak për mënyrën e shtrembëruar të mendimit rreth vetes dhe botës.

Mendimet negative ushqejnë depresionin dhe duke i njohur shtrembërimet e tilla, duke i mësuar individët se si t’i zëvendësojnë me mendime reale dhe vetë-formuese, mund të pakësohen ndjenjat e dhimbshme depresive.

Bashkëbisedimet me prindërit apo kujdestarin e personit me depresion, mundet të sqarohet dhe vihet më mirë nën kontroll situata depresive. Shumë herë diskutimi për problemet dhe vështirësitë që ka personi i depresuar, është mjaft lehtësues, sepse zgjidhjet nuk gjenden menjëherë, sepse varen shumë nga individualiteti i personit dhe shkalla depresive që ai përjeton. Kështu në këtë mënyrë sqarohen më detajisht shkaktaret e stresit që e kanë çuar personin në depresion, gjë që do të ndikojë mjaft në gjetjen e mënyrave dhe alternativave për tejkalimin e situatës depresive.

Nisur nga përvojat në këtë fushë, del se në saj të bashkëbisedimeve mundësohen këndvështrime të ndryshme të reja dhe efikase mbi problemet e jetës, mbi sjelljen, mendimet e vetë personit, si dhe mbi marrëdhëniet me të tjerët. Qëllimi është që personi të rigjejë forcat për të normalizuar vetveten.

Trajtimi me ilaçe dhe këshilla psikologjike përshpejton mjaft shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe nuk shkaktojnë varësi. Efekti i ilaçeve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilaçe duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen serish me lehtësi pas ndërprerjes se ilaçeve. Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht deri në 1 vit dhe gjate kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë. Pas përfundimit të ilaçeve duhet me pa tjetër të merren këshilla  përsëri nga mjeku psikiatër.

Në fillim të përdorimit të ilaçeve mund të shfaqen edhe efekte anësore. Zakonisht efektet anësore mund të jenë si: ndjenja e të vjellit, dhimbja kokës, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe ndjehet lodhje. Zakonisht efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet. Për efektet anësore të ndryshme duhet të këshilloheni me mjekun që ndjek ecurinë e mjekimit. Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë personi me depresion nëse shikohet e nevojshme nga mjeku mund të përdorë dhe ilaçe gjumi ose ilaçe që ulin plogështinë.

Njihuni me fenomenin, dhe merrni masa te menjëhershme për ta shmangur, sa të jetë e mundur.

Programoni dhe shfrytëzoni kohën me kujdes, në përshtatje me detyrat, dhe mundohuni të pushoni në mënyrë  aktive për të rimarrë veten.

Nënshtrojuni aktiviteteve fiziko-kulturore dhe sportive, të cilat të kryhen 3-4 herë në javë si, ushtrime gjimnastikore, atletike dhe lojëra te ndryshme në mënyrë intensive.

Kalojeni fundjavën me familjen.

Shoqërohuni më shpesh me shokët/shoqet dhe kolegët/et që ju duan dhe iu respektojnë.

Lexoni dhe shkruhet në mënyrë të vazhdueshme për gjëra që iu pëlqejnë.

Shmangni streset dhe emocionet e tepërta duke aplikuar hobin më të preferuar.

Gjeni forma dhe mënyra për tu marrë me aktivitete në grup, në mënyrë aktive me  aktivitete të dëshirueshme dhe argëtuese.

tej.

 

Kur ka dobësim të aftësisë të të menduarit dhe të vepruarit ose paaftësi të theksuar duhet me patjetër dhe domosdoshmërish që të:

Kërkoni pushime të shkurtra e deri dhe të gjata, duke i mbushur këto me aktivitete që të ndjeheni të kënaqur, të argëtoheni dhe arrini të shlodheni.

Këshillohuni me ndo një psikolog dhe zbatoni rigorozitet  këshillat e tij.

Vizitohuni pa ndrojtje dhe paragjykime te ndo një mjek psikiatër, kur nuk ke përmirësime nga këshillat dhe trajtimet psikologjike.

1

2

3

Shpjegime për përpunimin e rezultatit

 

  1. Përgjigjeni me “Po” pyetjeve # 1 – 2? ______
  2. Përgjigjeni me “Po” 4 herë ose më shumë pyetjeve # 3-9? ______
  3. Përgjigjeni me “Po” pyetjes # 10? ______

Në qoftë se personi, përgjigjet me “Po” te pyetjet a) dhe b), ai vuan nga një simptomë depresive.

Në qoftë se personi përgjigjet me “Po” pyetjes c) (pra shqetësimet në jetën tuaj kanë vazhduar gati 2 muaj), simptomat tregojnë se sjelljet e tij janë depresive, me këtë gjendje përjetimi personi domosdoshmërish duhet të trajtohet nga një psikolog profesional.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top