Këshilla & Arsye

October 31, 2017 | 12:36

Depresioni trefishon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Depresioni trefishon rrezikun e vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim i ri. Meshkujt janë tri herë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nëse vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore mendore, ndërsa rreziku për femrat është 51% më i lartë.

depresion

 

Studime të mëparshme kanë treguar se depresioni shkakton prodhim të një hormoni të stresit që dobëson sistemin imunitar, duke ritur rrezikun për sëmundje të tilla si kancer. Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore mendore mund të jenë gjithashtu më të predispozuar të bëjnë një mënyrë jetese të pashëndetshme, si të ushqehen keq, të jenë pasivë, të pinë duhan, të abuzojnë me alkoolin etj.

Autori kryesor i studimit, Stephen Gilman nga Instituti Kombëtar Eunice Kennedy për Shëndetin e Fëmijëve dhe Zhvillimin e Njerëzve, në Marialnd, thotë: Për disa individë depresioni mund të jetë një gjendje shumë serioze. Është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmë për trajtimin e depresionit dhe të jeni vigjilent për një rishfaqje të mundshme.

Hulumtuesit analizuan të dhënat e më shumë se 3400 personave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top