Lifestyle

January 22, 2018 | 11:42

Dermatologët paralajmërojnë të mos përdoren facoletat e lagura për fëmijët

Facoletat e lagura për fëmijë, janë gjithmonë pranë, kur bëhet fjalë për pastrimin e bebit tuaj. Edhe pse janë në kuti higjenike (kur kam patur vajzën e vogël me pelena, kam gjetur edhe krimba të vegjël brenda facoletave të lagura), kërkuesit tregojnë se ka disa rreziqe nëse i pastroni me to.

1

Sipas studimit nga dr. Mary Wu Chang, pranë University of Connecticut, facoletat e lagura, nuk janë të sigurta për përdorimin tek bebet tuaja, pasi e bëjnë lëkurën e tyre të thatë, me skuqje dhe të irrituar.

Jo vetëm kaq, por sjellin edhe reaksione alergjike. Këto reaksione alergjike, i atribohen përmbajtjes së kimikateve të njohura si Methylisothiazolinone (MI), të cilat gjenden në këto facoleta (funksion ruajtës brenda kutisë). Ky kimikat është përgjegjës për një sërë reaksionesh alergjike të shkaktuara nga një varg produktesh bukurie. Duke studiuar këto efekte, ekspertët rekomandojnë që të mos përdoren për fëmijët, përveç se kur janë duke udhëtuar.

Në vend të tyre, preferohen pecetat e pastra të lagura (personalisht në çdo fëmijë, kam ndjekur një tjetër metodë. Duke qenë se i kam rritur vetë vajzat, pa ndihmë sa kanë qenë të vogla, facoletat i laja me ujë të ngrohtë, psh 5-6 copë sa më duheshin për pastrimin e zonës së të ndenjurave të bebit, jua nxirrja shkumën dhe vazhdoja procedurën. Kështu shumë kimikate largohen dhe kurrë s’kanë patur probleme të tilla).

Dermatologia dr. Ellen Frankel, paralajmëron nënat që të mos i përdorin këto facoleta dhe ne e dimë se me to i fshijmë buzët, duart, këmbët dhe zonat gjenitale fëmijës tonë. Një problematikë e tillë është ngritur edhe nga vetë Eyewitness NEWS.

Burimi: Gazeta Shqiptare Online

https://www.youtube.com/watch?v=P7A2Yd_muQM

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top