Teknika më e re për tërheqjen e lëkurës me fije realizohet në Klinikën Dermo Estetikë Unik pa ndërhyrje kirurgjikale dhe efektet kryesore të këtyre mezo-fijeve janë rigjenerimi, ngritja, volumi dhe tërheqja e lëkurës.
Fijet PDO janë një procedurë që sot po njohin përhapje më shumë se kurrë. Janë fije të treshme që i japin elasticitet fytyrës, pa pasur nevojën për ndërhyrje të mirëfilltë kirurgjikale. Kjo procedurë mini invazive, forcon lëkurën në zonën e dobëta, duke ndihmuar në ushqyerjen e saj me kolagjen. Fytyra dhe qafa janë dy zonat më të prekura, ndërsa koha e trajtimit mund të kryhet në më pak se 45 minuta. Nën udhëheqjen e dyshes Dr. Denisa Zhegu dhe Dermoestetistes Redis Zhegu, suksesi i procedurës me fije PDO është i garantuar, ndërsa mesazhi i përzgjedhjes së këtij materiali kthen vëmendjen tek periudha që i shkon për shtat këtij trajtimi. Pra, është koha që ata persona që vërejnë mungesë elasticiteti apo rrudha në portretin, qafën apo sytë e tyre, të marrin përkujdesjen e duhur mjekësore, për rigjenerimin e këtyre pjesëve ku lëkura ka nevojë të mëkëmbet.
Hapi i parë i kësaj procedure është fillimisht një analizë e hollësishme e fytyrës në mënyrë që të evidentohen pjesët e fytyrës që kanë humbur elasticitetin. Zonat tipike janë mollëzat, sytë, qafa, etj. Mund të vendosen 3-5 fije në varësi të zonës. Këto fije stimulojnë kolagjenin dhe japin efektin ‘lifting’ – tërheqje të lëkurës. Rezultatet janë të dukshme menjëherë pas procedurës dhe rezultati përfundimtar shihet pas 2-3 javësh.
Fijet polidioxanone (PDO) janë një material bio i tretshëm. Ato janë më të përshtatshmet për rinovimin e lëkurës tuaj. Jeni në kohën ideale për të nisur këtë trajtim. Fijet PDO janë përdorur në operacione që nga vitet 1980. Përbërë nga material poliestër pa ngjyrë që shpërbëhet në trup pas rreth 6 muajsh. Prania e tyre në lëkurë nxit qelizat e quajtura fibroblaste për të prodhuar në trup më shumë kolagjen. Kolagjeni është proteina që i jep lëkurës tuaj strukturën dhe elasticitetin. Humbja e kolagjenit është një nga shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës.
Në Klinikën Dermo Estetikë UNIK trajtimet kirurgjikale, dermatologjike dhe estetike përftohen me një garanci absolute suksesi për mirëqenien jo vetëm të lëkurës së fytyrës dhe trupit tuaj, por mbi të gjitha të aspektit shpirtëror, i cili meriton gjithashtu kujdes maksimal.
Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë
Cel: +355 (0) 68 29 32 472
[email protected]
Facebook dhe Instagram DenisaZhegu | phylaserbyredis
Publikuar në Revistën Psikologjia nr.187
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.