Make-up perfekt dhe një pamje e re në pak sekonda? Provoni eyelinerin magjik të “pirunit”, një nga tendencat që vjen nga Tik Tok dhe që do t’ju bëjë të ndryshoni mendje nëse gjithmonë keni refuzuar ta përdorni këtë produkt nga frika se mos gaboni.
Piruni magjik i eyeliner-it bëhet në disa hapa të thjeshtë, duke përdorur një… pirun! Në fakt, kjo takëm do të jetë aleati më i mirë për të krijuar një bisht të përsosur dhe për t’i dhënë një veshje shtesë grimit të syve tuaj. Hapat që duhen ndjekur janë shumë të thjeshtë: shtypni skajin e pirunit kundër qepallës tuaj, më pas duke përdorur furçën krijoni një vijë. Mundohuni të mos e lëvizni mjetin dhe mos e teproni shumë me produktin. Pas dizajnimit të vijës, plotësoni bishtin dhe vizatoni një vijë eyeliner në kapakun e sipërm. Ky nuk është truku i vetëm super i lezetshëm për të aplikuar eyeliner, por ka shumë të tjerë. Për shembull, a keni menduar ndonjëherë të përdorni një lugë? Me dorezë mund të krijoni një vijë të drejtë, ndërsa me pjesën e lakuar mund të përfundoni punën, duke mbushur më pas trekëndëshin e pozicionuar në cep të syrit.
Përgatiti K.I / Burimi beauty.thewom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.