FB

May 10, 2023 | 8:45

Dëshironi t’ia çirrni maskën një gënjeshtari? Kushtojini vëmendje detajeve të asaj që thotë (në të vërtetë, ai shpik)

 

Cila është mënyra më e mirë për të kapur gënjeshtarët? Harrojeni gjuhën e trupit, faktin që mesazhi është bindës ose që pamja e folësit është pak a shumë e pafajshme: sipas një ekipi studiuesish holandezë, duhet të përqendroheni vetëm në detajet e asaj që thuhet. “Kushdo që thotë të vërtetën është në gjendje të përshkruajë detajet e asaj që i ndodhi, duke i kujtuar ato nëse duhet t’i përsërisë; ata që gënjejnë vetëm mund t’i shpikin, duke rritur rrezikun për t’u zbuluar, sepse i harrojnë më lehtë dhe për këtë arsye bien në kontradiktë”, shpjegon Bruno Verschuere, koordinator i studimit të publikuar në Nature Human Behaviour.

g

Gjuha e trupit nuk mjafton

Që nga 11 shtatori, personeli i sigurisë është trajnuar për të njohur të paktën 92 sinjale të llojeve të ndryshme për të demaskuar një gënjeshtar: “Nuk ka kuptim, është një detyrë e pamundur”, thotë Verschuere. “Ju nuk mund t’i analizoni të gjitha ato sinjale në një kohë të shkurtër.”

Një teknikë tjetër që përdoret shpesh për të dalluar gënjeshtarët nga njerëzit e ndershëm është vëzhgimi i gjuhës së trupit (për shembull frekuenca e mbylljes së syrit ose fakti që gënjeshtari në mënyrë të pandërgjegjshme imiton lëvizjet e bashkëbiseduesit të tij), por sipas autorëve sekreti është të përqendrohesh në atë që thuhet.

 

Fajtor apo i pafajshëm?

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit kryen disa eksperimente: në njërin ata ndanë një grup studentësh në dy nëngrupe, të pafajshëm dhe fajtorë. Fajtori duhej të vidhte një provim nga një dollap me kyç, ndërsa i pafajshmi kaloi gjysmë ore në kampusin e universitetit. Më pas, të dy grupet duhej të thoshin se kaluan gjysmë ore duke ecur nëpër kampus.

Një tjetër eksperiment përfshiu afro 1500 njerëz, të cilëve iu kërkua të vlerësonin saktësinë dhe ndershmërinë e fjalive mashtruese të shkruara, transkripteve dhe intervistave me video.

 

Kujdes ndaj detajeve të rrëfimit

Në përshtypjet e para, pjesëmarrësit në eksperiment kishin vështirësi të dallonin gënjeshtarët nga ata të ndershmit, por kur atyre iu kërkua të mbështeteshin vetëm në sasinë e detajeve të dhëna në histori (për vendin, njerëzit, kohën), ata ishin demaskuar shumë më lehtë: gënjeshtarit iu desh t’i shpikte, duke rënë më lehtë në kontradiktë; Nga ana tjetër, kushdo që thoshte të vërtetën, mund ta tregonte me qetësi atë që mbante mend me lehtësi, pa frikë se do të gabojë.

 

 

 

Burimi focus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top