Në fokus

May 24, 2017 | 9:42

Dëshmi/ Isabella Rossellini: Kam rrudha, por ia dal

Isabella Rossellini debuton për realizimin e një talenti për fotografët, Master në fotografi. “Mësuesi Richard Avedon më ka mësuar se bukuria qëndron tek emocionet, jo te një fytyrë perfekte”, shpjegon ajo. “Ndaj ndihem e lodhur për atë që mendon se, në njëfarë moshe, aktoret duhet domosdoshmërisht të bëjnë ndërhyrje estetike”, thotë Isabella Rossellini, e bija e mjeshtrit të Neorealizmit Roberto dhe e divës Ingrid Bergman.

1

Isabella Rossellini është prezantuesja e Master në fotografi, talentit të parë dedikuar fotografëve amatorë dhe profesionistëve nga e gjithë Europa, “një sfidë e vështirë”, siç e cilëson ajo, për evidentimin e vlerave. Ajo merr vesh nga kjo punë, duke qenë se për shumë vite ka punuar si modele. E ka nisur me mjeshtrin Richard Avedon. Prej tij ka mësuar se fotografët nuk kërkojnë bukurinë, por emocionet. Janë këto ndjesi që e bëjnë tërheqës në foto, më shumë se sa një hundë perfekte apo një fytyrë të qetë. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë aktorët e mëdhenj e dinë fare mirë se ajo që vlen është interpretimi.

Megjithatë, në këto kohë kur flitet shumë për estetikën, ndër pyetjet e shpeshta që i bëjnë gazetarët nëse e ka menduar ndonjëherë t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike, Rossellini thotë: “Çfarë dënimi! Pra, një herë e përgjithmonë. Jo. Nuk do të bëj asnjë ndërhyrje! Fakti që jam modele dhe aktore nuk do të thotë automatikisht se më intereson. Pretendohet se ata, të cilët punojnë në botën e spektaklit, herët a vonë, do të vrapojnë drejt ndërhyrjeve estetike vetëm sepse ua kërkon profesioni, por nuk është e vërtetë. Kjo është një zgjedhje. Unë kam vendosur t’i mbaj rrudhat”.

1Çfarë ka mbetur nga fillimet e karrierës së saj?

Puna me Avedon e bëri të hyjë në kontakt me disa nga njerëzit më të talentuar në botë. “Por është e vështirë ta ruash suksesin”, pohon Isabella. Filmi i saj i fundit, Joy, që ka për protagoniste Jennifer Lawrence, ka të bëjë me këtë. Në atë film interpretonte të dashurën e Robert De Niro.

“Bob ka qenë dëshmitari i dasmës kur u martova me Martin Scorsese në vitin 1979.
Duket si ters, por në fakt është shumë i ndrojtur dhe nuk i pëlqen të flasë: nuk do të mërzisë me biseda të panevojshme. Në mbrëmje ulen gjithmonë pranë. Unë nuk e shqetësoj dhe ai është i kënaqur. Edhe gjatë xhirimeve e kemi shijuar heshtjen”, rrëfen aktorja italiane.

Muzeu i Artit Modern në Paris ju ka kushtuar një ekspozitë me titull “Portret gruaje”.

Ishte në fundin e viteve ’80. Disa nga fotot i vendosa në shtëpi, në një mur të cilin e quajta “My Wall”, (Muri im) derisa dikush më tha t’i hiqja pasi dukeshin kot. Në këto shkrepje në fakt, unë nuk shihja veten, por sytë e fotografëve të ndryshëm: kishte nga ata që më imagjinonin të sofistikuar dhe nga ata që më preferonin natyrale. Mënyra se si më portretizonin ishte edhe ajo se si ata i shihnin femrat. Shumë ju konsiderojnë një ikonë.

Ndiheni kështu?

Jo, por më pëlqen! Ikona është një ide kolektive, që jo të gjithë e ndajnë. Një herë, një grua më tha se kishte antipati për Marilyn Monroe. Bashkëshorti i saj shihte fotot e divës bukuroshe, bionde, ndryshe nga gruaja e tij dhe ajo ishte xheloze. Unë jam i sigurt se sot të pyesësh një grua 80 vjeçe se çfarë mendon për Sofia Loren, mundet të të përgjigjet se: nuk ka klas!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top