Mirëqenie

April 25, 2018 | 13:00

Deti, kura natyrale që shëron 16 sëmundje

Deti është një burim përfitimi shëndetësor. Parandalon dhe lufton shumë sëmundje. Muajt e verës janë ato që lejojnë secilin prej nesh të rimarrë energjinë e humbur gjatë vitit. Shëtitjet në breg, zhytet në ujë rinovojnë qelizat dhe i bëjnë ato të kthehen në humor të mirë.

Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

– Alergjitë respiratore

– Sinusin

-Astmën

– Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes

– Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit

– Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

– Zhvendosjet

– Shtrembërimet

– Thyerjet

– Artrozën

– Dhimbjet

– Osteoporozën

– Spondilozën

– Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlohen alergjitë e lëkurës si:

– Psoriasis

– Ekzemën

– Pezmatimin e lëkurës

– Puçrrat në fytyrë

Falë detit, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi. Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Falë ujit të detit:

Lirohet trakti respirator. Për këtë arsye, mjeku ua këshillon këtë atyre që vuajnë nga forma astmatike. Për fëmijët që kanë infeksion të  bajameve dhe sëmuren shpesh. Është mirë të bësh shëtitje të gjata buzë ujit.

Ajri i detit përmban një sasi të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klorid, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic.

Përfitojnë mushkëritë dhe përmirëson frymëmarrjen.

Përmirëson metabolizmin dhe forcon sistemin imunitar. 

Zvogëlohet ruajtja e ujit. Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

Eliminoni kilet e tepërta. Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

Përmirësohet sistemi i qarkullimit të gjakut. Presioni i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

Përmirëson tonifikimin e muskujve. Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top