Lista e përfitimeve shëndetësore që vijnë nga uji i kripur i detit është thuajse e pafundme. Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është në shumicën e kohës pjesë e pritshmërive tona. Deti na bën mirë. Ai përmirëson humorin dhe shëndetin. E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin.
Por, nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë. Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë.
Uji i kripur ofron përfitime të tjera befasuese.
Uji i detit pastron lëkurën
Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën. Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur.
Uji i detit forcon sistemin imunitar
Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit . Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë. Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar, anemi dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak.
Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës
Uji i oqeanit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave, muskujve, artritit, problemeve të qarkullimit dhe atyre pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Uji i detit largon ankthin
Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar. Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.