Nga Orjona Tresa
Nisja e vitit të ri shkollor dhe vlerësimit të postpushimeve përmes orëve të mësimit, ka nisur të nxjerrë në pah disa shqetësime të cilat duhet të na ndërgjegjësojnë si shoqëri dhe duhet të na bëjnë më të vëmendshëm. Në këtë rast nuk shikohet vetëm puna e nxënësve por qëmtohet dhe ajo e mësuesve. Një reagim i fundit nga Olti Curri, vëzhgues dhe zë i këtyre shqetësimeve, sjell në pah pamundësinë e një jete normale për një fëmijë të fillores, dhe një aspekt tjetër njerëzor ku përtej rolit si profesionist të mësuesit, mungon mbështetja psikosociale nga ana e tij, një nevojë humane e themeltare.
Pavarësisht nëse është një postim i qëllimshëm ose jo, tregues të ngjashëm dëgjojnë besoj çdokush ka fëmijë të kësaj moshe në shkollat në vend, jo vetëm në Tiranë ku nxitjet janë edhe më të larta. Mësuesi është më së pari mbështetësi kryesor i fëmijës në aspektin njerëzor, mandej ushqyesi i dijes dhe vlerësuesi i kësaj pune të ndërtuar po nga vetë ai.
Personazhe të njohur kanë përcjellë mendimet e tyre, si një dëgjesë me vlerë për ata që kanë veshë.
Aktivistja e njohur, juristja Edlira Çepani se si do të ishte vlerësimi i saj shënues: “Tani që filloi shkolla, do organizojmë shumë lojëra së bashku”.
Dikush tjetër nën profilin Healthy You shkruan: Detyra e mësuesit është edukimi, e mbi të gjitha, trajtimi i 𝙣𝙟𝙚̈𝙡𝙡𝙤𝙟𝙩𝙚̈ kundrejt fëmijëve, pa bërë askënd të ndihet inferior, për kushtet e jetesës jo të mira, apo dikë tjetër të ndihet superior për situatën ekonomike me të privilegjuar që ka.
Disa nga komentet e tjera:
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.