FB

November 18, 2022 | 10:01

Dhëmbët e peshkut të lashtë zbulojnë shenjat më të hershme të gatimit

Një grup studiuesish të udhëhequr nga Izraeli kanë sygjeruar se qeniet njerëzore përdorën zjarrin për të gatuar ushqim qindra mijëra vjet më pare nga sa mendohej më parë…

Ata gjetën prova në mbetjet 780,000-vjeçare të një peshku të madh të ngjashëm me krapin e zbuluar në Izraelin verior. Shkencëtarët vunë në dukje “kalimi nga ngrënia e ushqimit të papërpunuar në ushqimin e gatuar kishte implikime dramatike për zhvillimin dhe sjelljen njerëzore”. Mbetjet e peshkut prej dy metrash u gjetën në sitin arkeologjik Gesher Benot Yaaqob, i cili përshkon lumin Jordan rreth 14 km (8.5 milje) në veri të Detit të Vdekur.

Studiuesit studiuan kristalet nga smalti i dhëmbëve të peshkut, të cilat u gjetën në sasi të mëdha në vend. Mënyra se si ishin zgjeruar kristalet ishte një shenjë se ato nuk ishin ekspozuar ndaj zjarrit të drejtpërdrejtë, por ishin gatuar në një temperaturë më të ulët.

“Fitimi i aftësive të nevojshme për të gatuar ushqimin shënon një përparim të rëndësishëm evolucionar, pasi siguroi një mjet shtesë për përdorimin optimal të burimeve ushqimore në dispozicion,” tha drejtuesi i këtij gërmimi

Shkencëtarët përcaktuan se peshku dikur popullonte liqenin e lashtë Hula, i cili ekzistonte në vend derisa u tha në vitet 1950 në përpjekje për të zhdukur mushkonjat që mbartin malarinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top