Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe është qasja e mjekësisë së vendeve të Lindjes. Qenia njerëzore ndonjëherë i nënshtrohet lidhjeve midis trupit dhe emocioneve të veta, por shumë prej nesh nuk i japin rëndësi këtij fenomeni.
Dhimbje koke
Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga stresi i akumuluar gjëtë ditës. Merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe përpiquni të minimizoni stresin çdo ditë.
Dhimbje qafe
Nëse keni dhimbje në qafë, do të thotë që e keni të vështirë të harroni të tjerët ose gjëra të këqija që lidhen me ju. Nëse ndjeni dhimbje në qafë, përpiquni të mendoni për njerëzit dhe gjërat që doni.
Dhimbje në shpatulla
Dhimbja e shpatullave tregon se po mbani një barrë të madhe emocionale. Mundohuni t’i zgjidhni problemet tuaja dhe t’i ndani me njerëzit që ju rrethojnë.
Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës
Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës tregon se nuk ndjeni dashurinë e të tjerëve. Nëse jeni beqar, është koha të organzioni ndonjë takim.
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Kjo lloj dhimbjeje tregon se shqetësoheni shumë për gjërat e përditshmërisë, siç janë stresi i shkaktuar nga mungesa e parave, etj.
Dhimbje në bërryla
Dhimbja e bërrylave tregon se keni rënë në një vorbull dhe nuk jeni në gjendje të bëni ndryshime në jetën tuaj. Nëse krahët tuaj janë të ngurtë, edhe jeta juaj mund të jetë e tillë gjithashtu.
Dhimbje duarsh
Dhimbja e duarve tregon se nuk jeni në gjendje të lidheni si duhet me të tjerët. Mundohuni të krijoni miqësi të reja, të drekoni me një koleg dhe të njihni njerëz të rinj.
Dhimbje e ijeve
Dhimbjet në ije mund të tregojnë që keni frikë të bëni lëvizje. Jeni shumë ngurrues kur është fjala për të marrë vendime. Duhet të çliroheni pak.
Dhimbje e gjunjëve
Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që egoja juaj është shumë e madhe dhe se mendoni shumë për veten. Mundohuni të jeni më të përulur, më vullnetarë dhe më njerëzorë.
Burimi Balkanweb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.