Mirëqenie

May 12, 2017 | 9:35

Dhimbjet e kockave e muskujve, doktori francez në Tiranë: Si të shëroheni pa ilaçe

Së paku një herë në jetë, çdo person ankohet nga dhimbje të muskujve, kyçeve apo shtyllës kurrizore. E para gjë që bëjmë është të drejtohemi te mjeku specialist, i cili, në të shumtën e rasteve nëpërmjet trajtimeve e ilaçeve të ndryshme arrin të shërojë. Nuk kalon shumë kohë, kur i njëjti shqetësim përsëritet.

1

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?! Sëmundja thjesht është vënë në gjumë. Vatra e saj, që mund të jetë larg zonës ku dhemb, rezulton të jetë diku tjetër. Përparimi i shkencës ka zbuluar një patologji me emrin “osteopati”, i cili përmbledh shumë sëmundje që vijnë si shkak i mosfunksionimit të mirë të organeve kryesore të trupit.

Ndërkohë që bota është njohur shumë vite përpara, vetëm tani Shqipëria ka fatin të ketë një osteopat që iu vjen në ndihmë mijëra personave që vuajnë. Bëhet fjalë për mjekun francez M. Merhi, i cili pas disa vitesh punë në një qendër klinike në Paris, paardhur në Tiranë në shërbim të pacientëve që paraqesin shqetësime të tilla. Në një intervistë për gazetën, ai shpjegon rastet kur një pacient duhet të drejtohet te osteopati pa u sorollatur nga një mjek në tjetrin. Rruga drejt shërimit nuk ka qenë kurrë më e lehtë, ajo çfarë është me rëndësi: trajtimi bëhet pa dhimbje dhe pa medikamente.

Ndërkohë që bota është njohur shumë vite përpara, vetëm tani Shqipëria ka fatin të ketë një osteopat që iu vjen në ndihmë mijëra personave që vuajnë. Bëhet fjalë për mjekun francez M. Merhi, i cili pas disa vitesh punë në një qendër klinike në Paris, paardhur në Tiranë në shërbim të pacientëve që paraqesin shqetësime të tilla. Në një intervistë për gazetën, ai shpjegon rastet kur një pacient duhet të drejtohet te osteopati pa u sorollatur nga një mjek në tjetrin. Rruga drejt shërimit nuk ka qenë kurrë më e lehtë, ajo çfarë është me rëndësi: trajtimi bëhet pa dhimbje dhe pa medikamente.

Përse ndodh kjo?

Sepse struktura e shtyllës kurrizore është ajo që bën koordinimin e sistemit. Për shembull, sistemi i tretjes mund të acarohet nga nervat që vijnë nga shtylla kurrizore dhe përgjigjen për shumë funksione. Po pati një bllokim në shtyllën kurrizore, sidomos pickim të vertebrave japin një dhimbje në sistemin tretës, në stomak, fryrje, gazra e të tjera. Prandaj në shohim funksionimin e shtyllës kurrizore kur pacienti thotë që vuan nga një sëmundje.

Çfarë shenjash ka osteopatia? Me çfarë ankesash drejtohen më së shumti pacientët te ju?

Zakonisht ne na i sjell mjeku specialist. Mund të jetë ortopedist ose edhe psikolog që i referon te osteopati. Avantazhi jonë është që kur një pacient drejtohet te ne, nuk duhet të ketë rekomandim. Shpesh ndodh që ata të vijnë direkt, edhe pa rekomandim. Shumica e pacientëve që vijnë te ne janë ato që kanë vajtur shpesh nëpër doktorë dhe thonë se dhimbjen e kanë prezente, ndonëse mund të jetë qetësuar më parë, por duket se kjo ndodh përkohësisht Për të dhënë një shembull, dikush që adresohet te një mjek patolog me dhimbje mesi, bën një radiografi. Gjëja e parë që bën doktori thotë që ke dy vertebra që po bashkohen me njëra tjetrën dhe një rrotullim te pjesa e fundit e legenit dhe japin ilaçe. Kjo është rruga e tij për ta zgjidhur problemin duke qetësuar dhimbjen. Por kjo nuk zgjidh problemin. Bllokimi është ende aty, dhimbja po ashtu. Profesioni im është ta zhbllokoj, jo t’i jap ilaçe që të mos ketë dhimbje. Kjo është diferenca e profesionit tim, të shkoj në origjinën e problemit dhe ta zgjidh atë.

A mund ta kuptojë një pacient që duhet të adresohet te ju, pa u sorollatur shumë në spitale?

Për çdo lloj dhimbje mund të bëhet një konsultim te osteopati. Nuk ka ndonjë dhimbje specifike që të mund ta identifikojmë dhe të themi që mund ta zgjidhim. Dhimbja mund të jetë, por nga se vjen?! Mund të vijë një pacient që ka dhimbje te pjesa e legenit, janë disa të tjerë që kanë probleme me frymëmarrjen dhe që i jep dhimbje në shpinë sa herë që marrin frymë, tipike e ftohjes që thuhet shpesh në gjuhën popullore. Dikush tjetër që vjen ankohet për dhimbje pas qafës duke i dhënë dridhje e mpirje në krah. Mjeku specialist në këtë rast i bën një elektrogramë për të parë nervin dhe qarkullimin e gjakut për të parë si është te pjesa e krahut dhe e shikon që çdo gjë është korrekte: nervi, qarkullimi i gjakut e të tjera. Për këtë, i jep një qetësues, mirëpo problemi është ende aty. Unë si osteopat arrij të dalloj me duar. Ajo që na intereson ne në këtë rast është anatomia, mënyra se si është organizuar trupi i njeriut. Unë e testoj pacientin dhe arrij të dalloj kontraktimin e muskujve. Ne e dimë që te trupi i njeriut është nervi brakial, ajo paketa e nervave që kalojnë te pjesa e qafës, midis muskujve. Nëse këto muskuj janë shumë të kontraktuar, ato do tendosin nervat, dhe pacienti ka për të patur dhimbje, mpirje krahu dhe zhbllokohen muskujt.

Si e identifikoni vatrën e nervave të bllokuar dhe si e trajton?

Ne përdorim një shprehje: vetëm veshja e di ç’ka trupi. Edhe ne kur bëjmë inspektimin e shtyllës kurrizore arrijmë ta kuptojmë që është një zonë që ka probleme. Ne e zhbllokojmë këtë zonë me teknikën e osteopatisë. Ne nuk japim ilaçe kundra dhimbjeve, pasi puna jonë është ta zgjidhim, jo ta vëmë në gjumë problemin. Vegla jonë kryesore janë duart, pastaj vijnë manovrat e tjera.

Ka lidhje osteopatia me neurologjinë? Stresi, depresioni si ndikojnë?

Po. Janë këto të fundit që japin goditje në shtyllën kurrizore, sidomos në pjesën që lidh kokën me legenin. Stresi nuk është asnjëherë origjina e një dhimbjeje, ai vetëm e zgjon atë dhe mund ta bëjë më të rëndë. A mund ta parandalojmë osteopatinë? Nga studimet që janë bërë, 80% e njerëzve vuajnë nga osteopatia. Studimi është bërë në Francë, por mendoj se ka vlerë universale. Të më thotë kush nuk ka patur një herë në jetë dhimbje shpine? Kushdo që mendon se ka probleme të tilla, unë kam një numër kontakti në dispozicion: 0683246354. Duke qenë se osteopatia nuk është e njohur në Shqipëri, do të doja të krijoj një emër duke ushtruar një praktikë në vendin tuaj. Synimi im është që të hap një qendër klinike.

Burimi: Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top